“Nuk i paguaj lekët për të ulur dënimin. Partizani-Skënderbeu do të luhet pa tifozë. Le të shkojnë ta shohin ata të Federatës dhe televizionet. Duan ta bëjnë kështu futbollin, le ta bëjnë. Nëse u duket i bukur kështu, le ta bëjnë. Si ka mundësi që miqtë dënohen 4 javë, ndërsa organizatorët nuk dënohen fare?! I referohem ndeshjes në Kukës. Pse kështu do të vazhdojmë? E kanë shëmtuar futbollin dhe po e them edhe njëherë, kjo që ndodh këtu është një maskaradë”.
Kështu deklaroi Presidenti i Partizanit, Gaz Demi për TVSH kur është pyetur nëse do të paguajë për të ulur dënimin me 4 javë pa tifozë.
Demi ka hedhur akuza të rënda në drejtim të FSHF, ndërsa paralajmëron që ndeshja përballë Skënderbeut, vendimtare për fatet e titullit do të luhet pa tifozë.
Partizani ndodhet në vendin e dytë në renditje duke pasur shansin për të rikuperuar gabimet gjatë edicionit nëse nuk do të bëjë hapa fals në vazhdim.
Por mungesa e tifozëve do të jetë një humbje e madhe në drejtim të objektivit për titullin kampion.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com