Ministri i Brendshëm teknik , Dritan Demiraj, ka fituar gjyqin  ndaj Ministrisë së Mbrojtjes, duke u rikthyer kështu në Forcat e Armatosura me gradën kolonel.

Demiraj u lirua nga detyra e tij tre vite më parë me një urdhër të ministres së Mbrojtjes, Mini Kodhelit, e cila e argumentoi vendimin e saj për lirimin e kolonelit, me largimet e tij jashtë shtetit pa leje.

Ministri i Brendshëm, në atë kohë ngriti paditi në Gjykatën e Shkallës së Parë Administrative, e cila e rrëzoi kërkesën e tij duke lënë në fuqi urdhrin e ministrisë.

Pas rrëzimit  të padisë nga Gjykata e Shkallës së Parë Administrative, Demiraj ka vazhduar betejën e tij me Ministrinë e Mbrojtjes në Gjykatën Administrative të Apelit, e cila ditën e  djeshme ka vendosur në favor të tij, duke shfuqizuar vendimin e mëparshëm.

Gjykata Administrative e Apelit ka vendosur shfuqizimin e urdhrit nr 2113 date 05.12.2014 të lëshuar nga Ministria e Brendshme për lirimin e Demirajt, si dhe rikthimin e tij në detyrën e mëparshme në Forcat e Armatosura.

Demiraj merr 36 paga nga Ministria e Mbrojtjes

Sipas vendimit të gjykatës, Ministria e Mbrojtjes duhet t’i paguaj ministrit të Brendshëm të  gjitha rrogat në bazë të pozicionit të tij në FA dhe detyrimet e tjera financiare, që prej kohës së lirimit të tij nga detyra. 


demiraj 1

demiraj 1
(Vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit)

Demiraj dhe përvoja e tij në Forcat e Armatosura


Komandant i Forcave Speciale të Ushtrisë, ai njihet si “babai”, udhëheqësi i parë luftarak në terren dhe trajnues i misioneve “Eagle” (nga 1-7), pedagog, autor i shumë librave, manualeve e kumtesave deri në kategorinë akademike të kërkimit shkencor.

 Koloneli Dritan Demiraj, është “Nderi i Kombit” me dekoratë presidenciale.

Ai është liruar nga Ushtria rreth 3 vite më parë, pas 31 vitesh kontribut në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, pas një mase disiplinore në ngarkim të tij për cenim të Sigurisë Kombëtare.

Demiraj u akuzua nga Ministria e Mbrojtjes udhëtoi disa herë jashtë vendit pa autorizimin e Ministrit të Mbrojtjes dhe Shefit të Shtabit të Ushtrisë.
Ndaj tij u regjistrua edhe një procedim penal, por çështja u mbyll nga Prokuroria

Ministria e Mbrojtjes: Do bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë
Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit, për sa i përket lirimit nga detyra në vitin 2014 të Dritan Demiraj.

Ministria ka deklaruar se pasi të njihet me vendimin e zbardhur të gjykatës, do të ushtrojë të drejtën e rekursit para Gjykatës së Lartë.