Demiraj: Krimi po terrorizon
Shqipërinë si sigurimi i shtetit

Demiraj: Krimi po terrorizon<br />Shqipërinë si sigurimi i shtetit
Ish-Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj shprehet se Shqipëria është e kapur sërish nga Komunizmi.
 
Ai thotë se ish-zyrtarë të lartë të diktaturës komuniste janë rikthyer me bekimin e Edi Ramës dhe drejtojnë shtetin, ndërsa krimi po terrorizon qytetet si dikur sigurimi i shtetit.
 
Demiraj qëndroi në detyrë për gati dy muaj në bazë të marrëveshjes mes PS dhe PD duke drejtuar Ministrinë e Brendshme.
 
Deklaratat e tij nga SHBA vijnë pak ditë pas akuzava të forta të ambasadorit amerikan se katër klane kryesore që kontrollojnë 20 familje kriminale, të cilat menaxhojnë operacione kriminale, ku përfshihen trafiku njerëzor, shantazhi, vjedhja e makinave dhe pastrimi i parave.
 
Statusi i plotë i Dritan Demirajt
Në një takim për nder të Muajit të Trashgimisë Latine, Presidenti Trump i përcolli komunitetit Kubanez vendosmërinë e SHBA-se për të luftuar komunizmin dhe mbështetur lirinë dhe Demokracinë në Kubë.
Shqipëria është e kapur sërish nga Komunizmi. Ish-Zyrtare te larte te diktaturës komuniste janë rikthyer me bekimin e Edi Ramës dhe drejtojnë shtetin.
 
Edi Rama "mban" yjet e Fidel Castros në xhaketë dhe u rikujton shqiptareve bunkeret dhe simbolet traumatizuese te rregjimit. Shqiptarët po ikin masivisht si në kohën e ambasadave dhe anijeve famëkeqe te vitit 1990. Krimi po terrorizon qytetet si dikur sigurimi i shtetit dhe "agjitacion propaganda".
Dhjetera mijera shqiptare u burgosen ne burgjet komuniste vetem pse donin lirine dhe ishin properendimore, nderkohe ambasadoret e shteteve perendimore heshtin.
DD. Ëashington DC.


Dritan Demiraj
Statusi i Dritan Demirajt

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!