Demiraj: Policia në shënjestër të
krimit, duhet të reagoni me forcë

Demiraj: Policia në shënjestër të<br />krimit, duhet të reagoni me forcë
Ish-ministri i Brendshëm teknik, Dritan Demiraj deklaron se Policia e Shtetit është vendosur në shënjestër nga grupet kriminale, referuar sulmeve në Elbasan dhe Kamëz.
 
Demiraj thotë se kjo duhet të jetë një betejë e fortë, pa kompromis dhe me zero tolerancë, ndërsa i bën thirrje policisë që të kundërveprojnë me forcën më të madhe ndaj krimit.
 
Ditët e fundit Policia e Shtetit në mënyrën më të paprecedentë është vënë nën shënjestër nga grupet kriminale dhe te organizuara.
 
Policia Shtetit një nga organizatat që sakrifikojnë cdo ditë për të ruajtur rendin dhe qetesinë është sulmuar me breshëri plumbash, me thika dhe me makina të blinduara.
 
Si ish ministër i Brendshëm, i bëj thirrje të gjithë efektiveve të policisë që të kundërveprojnë me forcën më të madhe ndaj krimit që ngre dorë kundër uniformes dhe Shtetit.
 
Kjo duhet te jete një beteje e forte, pa kompromis dhe me zero tolerance. Si qytetar e ndjej detyrim moral te reagoj kur koleget, bashkëqytetarët tanë ndjehen të kërcënuar, të dhunuar dhe te pa mbrojtur nga keqpolitika
” shkruan ai.
 
Para pak ditësh në Elbasan u sulmua makina e policisë teksa po shoqëronte në komisariat një automjet për verifikim, ndërsa në Kamëz një punonjës policie u qëllua me thikë.
 
dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011