Demo ndërmerr reformën e parë në krye të bashkisë së Beratit: Task-forcë kundër kullotjes në qytet

Sapo ka marrë detyrën si kryetar i bashkisë së Beratit, Ervin Demo, ka marrë edhe masat e para për një mjedis sa më të pastër dhe për një pamje të denjë urbane të qytetit. Demo ka krijuar një task-forcë kundër mbarështimit të bagëtive dhe kullotjes së tyre në qytetin e Beratit.

Në një intervistë për Report Tv  ai tha se nuk do të ketë asnjë tolerim ndaj kujtdo që nuk i bindet ligjit, i cili ndalon mbajtjen në ambiente publike ose private të bagëtive, gjedh ose të imta, shpendëve, lepujve dhe bletëve. Çdo konstatim do të dënohet me gjobë, gjë e cila tashmë ka filluar.

"Një nga ankesat e cila është identifikuar gjatë ditëve të para që ne ndodhemi në institucion është problematika e banorëve me  bagëtitë e imta të cilat ndodhen brenda zonave urbane. Ata nuk janë problem vetëm për aromën apo zhurmën që sjell vetëvetiu një stan në një zonë urbane, por mund të jenë edhe një vatër infeksionesh. Në momentin që keto bagëti ishin vendosur brenda qytetit, nuk po flasim për rrethinat krijonin edhe një problematikë tjetër. Këto bagëti dilnin e kulloznin në zonat muzeale dhe lagje.  Ligji dhe vendimi i këshillit bashkiak këtë gjë nuk e lejon. Një vendim i këshillit bashkiak i vitit 2016 vendos penalitete përsa i përket personave krijojnë këtë problematike duke mbajtur një numër kafshësh brenda zonave urbane", tha Demo.

Pas bagëtive Demo ka paralajmëruar se së shpejti do sjellë zgjidhjen e duhur edhe për qentë e rrugës të cilët janë shqetësim prej kohësh për banorët por edhe për turistët që vizitojnë qytetin e “një mbi një dritareve”.

"Task-Forca është ngritur edhe për një problem shumë të madhe në qytet. Numri shumë i lartë dhe i pakontriolluar i qenve të rrugës të cilët janë krthyer në një shqetësim përsëri për qytetarët. Kta janë të vendosura në të gjitha lagjet e qytetit, ndërkohë ka shumë të tillë edhe në zonat muzeale. Ne po punojmë për të krijuar një vend të përshtatshëm që  pas grumbullimit të qenve të rrugës ne ti kemi në kushte të pranueshme dhe të merren të gjitha masat e duhura përsa i përket vaksinimit, ushqimit dhe të gjithve  me rradhë", deklaroi kryebashkiaku i Beratit.

Ndërsa për ato që i quan ‘kafshë luksi’ si qentë, bashkia e Beratit ndalon mbajtjen dhe lëvizjen e tyre në hapësirat publike pa masa mbrojtëse.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ariu: 29/08/2019 15:06

    Ky eshte fryre eshte bere si derr. Thuaj cik per koke tende "se une kam mbaruar ne Oxford". Gjithe Ekonomiku kete info merrte diten e pare te leksionit, qe ky kish bere Oxfordin.

    Përgjigju
  • Mnmnmn: 28/08/2019 22:01

    Por per rastet e plagjiatures do beje ndonje "reforme" sic i thoni ju?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër