Në një vlerësim nga një deri në shtatë, ku nota një është shkalla më e lartë, ndërsa 7 është shkalla më e ultë e përparimit demokratik, Shqipëria ka notën 4.14, njësoj sikurse edhe vitin e kaluar. Kosova ka notën 4.96, ndryshe nga 5.07 që e kishte një vit më parë.
Raporti për Shqipërinë
Shqipëria ndodhej në udhëkryq gjatë vitit 2016 e detyruar të zgjidhte mes lidhjes së fortë me korrupsionin dhe krimin e organizuar apo të hiqte dorë dhe të vijonte aspiratat për t'iu bashkuar Bashkimit Evropian.
Në 22 korrik pas 18 muajsh punë intensive parlamenti shqiptar votoi në mënyrë unanime një nga amendamentet më të rëndësishme atë të reformës në drejtësi e cila synon të frenojë korrupsionin, krimin e organizuar dhe ndërhyrjen e politikës në sistemin gjyqësor.
Konsensusi politik, thuhet në raport, u realizua nën presionin e partnerëve ndërkombëtar si dhe do të jetë një sfidë për politikën e përçarë të vendit.
Freedom House: Shqetësim lëndët narkotike dhe mosndëshkimi
Së dyti nënvizon raporti një tjetër çështje e mbetur pezull është lënda narkotike, ku pavarësisht përpjekjeve të policisë trafikantët kanë shtrirë plantacionet e kanabisit në të gjithë vendin duke korruptuar edhe zyrtarët.
Një problem i tillë lidhet edhe me zhvillimin e ulët ekonomik të vendit, papunësisë tek të rinjtë dhe shtrirjen e gjerë të korrupsionit.
Lufta ndaj drogës kërkon masa të gjera, afatshkurtra dhe afatgjata të cilat shkojnë përtej akuzave si të njërës apo tjetër parti.
Për me tepër Shqipëria ka bërë shumë pak në hetimin identifikimin dhe dënimin e figurave kryesore në trafikimin e lëndëve narkotike dhe krimit të organizuar.
Ligji i dekriminalizimit i cili kaloi në 2015 pati rezultate minore të largimin e figurave politike të cilët rezultonin të inkriminuar.
Më tej thuhet se Komisioni ad hoc parlamentar për reformën zgjedhore ka dështuar për më shumë se një vit për të vënë së miratuar një Kod Zgjedhor që do të përputhej me rekomandimet e OSBE-së dhe standardet ndërkombëtare.
Shqetësimet zgjedhore kanë të bëjnë me blerjen e votës, presionin mbi votuesit dhuna duke përmendur edhe zgjedhjet në Dibrër dhe në Kolonjë.
Raporti cilëson se zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë planifikuar për 18 qershor 2017 dhe do të jetë një test i rëndësishëm i ligjit dekriminalizimit.
Sa i përket medias, gazetarët janë nën presionin e interesave politike dhe atyre private. Por nga ana tjetër dorëzimi i disa gazetarëve mbi disa programe investigative tregojnë se presioni politik mbi median vijon të mbetet shqetësim.
Por një notë positive në raport ka për grupet e shoqërisë civile dhe aktivistet që kanë ushtruar presion për të arritur qëllimet e tyre.
Freedom House: Reforma në Drejtësi dhe zgjedhjet test për Shqipërinë
Zbatimi i reformës në Drejtësi do të jetë në krye të axhendës së qeverisë e cila vendoset në pranverën e 2017,ku pritet miratimi i 40 ligjeve të reja.
Ndërsa ata që kundërshtojnë reformën në drejtësi me shumë gjasa do të përforcojnë rezistencën e tyre. Zgjedhjet në qershor 2017 do të kontribuojnë në uljen e tensioneve, ndërsa liderët politikë do të angazhohen në minutën e fundit e do të nisin negociatat për Kodin zgjedhor.
Në 9 nëntor 2016 Komisioni Evropian dha një rekomandim pozitiv për Shqipërinë sa i përket anëtarësimit në BE, por kushti mbeti zbatimi i reformës në drejtësi dhe veçanërëisht vetting i gjykatësve dhe prokurorëve. Për më tepër hapja e bisedimeve do të duhet të marrë mbështetjen unanime të shteteve anëtare të BE.
dy.b/e.m/shqiptarja.com