Demokratët akuza të forta Bashës: Shite zgjedhjet 50 milion euro, ik mashtrues! Dhe sa kohë duhet të presim në rrugëtimin e humbjeve?

Demokratët akuza të forta Bashës: Shite zgjedhjet 50 milion euro, ik mashtrues! Dhe sa kohë duhet të presim në rrugëtimin e humbjeve?

Kreu i PD-së, Lulzim Basha

TIRANË-Lulzim Basha ka vijuar fushatën e tij në rrethe për zgjedhjet për kreun e ri të PD-së,  mirëpo duket se kundër tij janë renditur shumë demokratë. Në komentet që kanë mbërritur në profilin e tij në Facebook, demokratët i kërkojnë atij të mbajë përgjegjësi për humbjet e herëpashershme dhe të japë dorëheqjen.

 “Edhe për sa kohë duhet që të presim ty të vazhdosh në rrugëtimin tuaj të humbjeve? Kur një “automjet” nuk nxjerr më në autostradë dhe si pasojë ka shkaktuar tre apo katër “aksidente“, atëherë me patjetër drejtuesi i  mjetit duhet që të hap krahun, ose në të kundërt konsiderohet shkelje e rregullores së qarkullimit me pasojë humbjen “e driving licencë”, i shkruan një komentues Bashës.

Ndërsa një tjetër deklaratë e fortë, vjen nga një qytetar, që e akuzon për shitje të zgjedhjeve 50 milion euro dhe për pazare në PD.

Ik mashtrues. Shite zgjedhjet 50 milion euro. Kunati jot merr tendera nga Erion Veliaj. Ti merr 300 mijë euro për të futur deputet në listë të sigurtë. Ti je i vetmi që bën lekë në opozitë.

Ti i le demokratët rrugëve, pa punë, pa bukë. Ti i shite demokratët për interesat e familjes tënde.

Ti ke ardhur për të shkatërruar PD-në. Ti nuk bëhesh kurrë kryeministër. Ti je një plehrë, je mashtrues i lindur. Ty nuk të beson asnjë demokrat. Ik zhduku sa më parë”, thuhet në koment.

Jeni i vetmi që na garantoni humbje të sigurtë z. Basha! Një mandat i tretë për ju në krye të PD, do të garantojë stabilitet në kampin opozitar, nga humbja në humbje.

Mos e prish gjumin për kritikët…Kritikët atë detyrë kanë, të kritikojnë”, i shkruan një tjetër demokrat Bashës.

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Trazirat politike në botë mund të sjellin telashe për ekonominë globale në 2025', analiza e CNN: Ja ndikimi i presidentit Trump

'Trazirat politike në botë mund të sjellin telashe për ekonominë globale në 2025', analiza e CNN: Ja ndikimi i presidentit Trump