KRUJE - Një ditë pasi Lulzim Basha shpalli zyrtarisht Hamdi Pashën në garën elektorale për Bashkinë e Krujës, demokratët e këtij qyteti protestuan në mbrëmje dhe mëngjesin e sotëm kundër kandidimit të tij.
Qindra simpatizantë të Partisë Demokratike protestuan në qendër të qytetit duke kërkuar tërheqjen e PD-së nga kjo kandidaturë dhe shpalljen e një emri të ri, në të kundërt paralajmërojnë bojkotim të zgjedhjeve.
Sipas demokratëve krutanë, PD-ja nuk kishte pse të sillte për Bashkinë kryetarin e komunës Thumanë, me argumentin se PD e Krujës ka figura të tjera me të cilët mund të garantojë fitoren në zgjedhjet e 21 Qershorit. Një tjetër argument me të cilin krutanët kundërshtojnë Pashën, është fakti se të dy kandidatët kundërshtarë janë kushërinj. Ata thonë se Hamdi Pasha është djali i tezes së kandidatit socialist Artur Bushi.
Një përfaqësi e demokratëve të qytetit të Krujës janë nisur drejt Tiranës për të zhvilluar një takim ne selinë e PD me kryedemokratin Lulzim Basha.
/Shqiptarja.com

VIDEO