Delegatët e Partisë Demokratike nga qarkut i Shkodrës, kanë verifikuar sot në selinë blu firmat që kanë hedhur në favor të ‘Foltores’, së ish-kryetarit Berisha, për të mbledhur Kuvendin e PD-së më datën 11 dhjetor. Irena Shala nënkryetare PD-së në Shkodër tha para mediave së për qarkun e Shkodrës kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit 70% e delegatëve.
'Shkodër, Pukë, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, jemi në masën 70% të delegatëve që kanë firmosur formularin me bindje dhe me kënaqësi për mbledhjen e Kuvendit. Por kemi një problem, pasi duke u nisur nga situata ku ndodhemi 10% e anëtarëve janë jashtë, të cilët shprehin dëshirën, por nuk kanë pasur mundësi të plotësojnë formularin. Unë kam bindjen se do të jemi më shumë më 11 dhjetor. Sicc e thashë po bëjmë transparencë.’- tha Shala.
Vijon...
Lajmi kryesor: