Kuvendi i 11 dhjetori, njerëzit e Berishës vijojnë me leximin e emrave: Në Fier kanë firmosur 88.6%, në shkodër 70%

Prej ditësh përfaqësuesit e degëve të Partisë Demokratike që i janë bashkuar foltores së Sali Berishës kanë dalë para mediave dhe kanë publikuar emrat e delegatëve të cilët sipas tyre kanë firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit, i thirrur nga ish-Kryeministri. Sot ka qenë radha e Qarku të Fierit, emrat e të cilëve janë lexuar nga Luan Baçi, i cili i është rreshtuar 'Foltores'.

Baçi ka thënë se në degën e Fierit si më e madhja kanë firmosur plot 88.6 përqind, ndërkohë që sipas tij FRPD dhe LDG kanë firmosur në masën 100 përqind. Luan Baçi akuzoi gjithashtu strukturat e PD se në Kuvendin e datës 17 korrik 2021, delegatët e degës së Fierit ishin 640 dhe ku numër sipas tij është fryrë qëllimisht.

“Me kërkesë të Gazment Bardhit janë futur në listën e delegatëve edhe 220 sekretarë seksionesh për shkak të frikës që kishin se Pallati i Kongresit nuk do të mbushej me delegatë,” tha Baçi. Sipas tij, dega e Fierit është e mirëorganizuar dhe shtoi se mandati i delegatëve është 4-vjeçar dhe duhet të duhet të vazhdojë.

Baçi tha se nga PD në qendër deklarojnë se janë 358. Por edhe me këtë numër delegatësh, sërish kanë firmosur 88.6 përqind.

“Kemi përgatitur mandatet për 358 delegatë. Nga këta, 317 kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit më 11 dhjetor me një përqindje prej 88.6 përqind. Forumi rinor ka firmosur 100 përqind dhe Lidhja Demokratike e Gruas ka firmosur prej 100 përqind,” tha Baçi.

“Dega e Roskovecit ka 52 delegatë, kanë firmosur 31 delegatë ose 60 përqind. Dega e Patosit ka 82 delegatë, kanë firmosur 57 ose 62 përqind e tyre. Dega e Mallastrës kanë firmosur 38 përqind e tyre, pra nga 72, firmosën 30 delegatë” shtoi Baçi. Më pas përfaqësuesit e degëve lexuan emrat.

Po sot delegatët e Partisë Demokratike nga qarkut  Shkodrës, kanë verifikuar në selinë blu firmat që kanë hedhur në favor të ‘Foltores’, së ish-kryetarit Berisha, për të mbledhur Kuvendin e PD-së më datën 11 dhjetor. Irena Shala nënkryetare PD-së në Shkodër tha para mediave së për qarkun e Shkodrës kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit 70% e delegatëve.

Ditët më parë janë lexuar emrat e delegatëve që do t’i bashkohen Kuvendit të 11 dhjetorit të degës Paskuqan ku kanë firmosur 85%, Gjirokastër ku kanë firmosur 67 % e tyre dhe ajo e Elbasanit. Kujtojmë se edhe dega 6, 7, 9 e PD në Tiranë ka bërë publike emrat pro Berishës.

Në Partinë Demokratike janë thirrur dy Kuvende Kombëtare, një më 11 dhjetor nga Sali Berisha dhe një tjetër më 18 dhjetor thirrur nga kreu i PD, Lulzim Basha, i cili ka paralajmëruar se se kushdo që shkel vendimin e Kryesisë së Partisë, përfshirë këtu ede Sali Berishhën, fatin e ka të caktuar nga Statuti i Partisë. Me këtë ai ka nënkuptuar se kushdo që paraqitet në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha do të këtë pasoja. 

 

 

VIDEO- Deklarata dhe numerimi i firmave te anetareve te PD, Fier

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:50
Demokratët e qarkut të Shkodrës lexojnë emrat, Shala: 70% e delegatëve kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit të 11 dhjetorit

Delegatët e Partisë Demokratike nga qarkut i Shkodrës, kanë verifikuar sot në selinë blu firmat që kanë hedhur në favor të ‘Foltores’, së ish-kryetarit Berisha, për të mbledhur Kuvendin e PD-së më datën 11 dhjetor. Irena Shala nënkryetare PD-së në Shkodër tha para mediave së për qarkun e Shkodrës kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit 70% e delegatëve.

'Shkodër, Pukë, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, jemi në masën 70% të delegatëve që kanë firmosur formularin me bindje dhe me kënaqësi për mbledhjen e Kuvendit. Por kemi një problem, pasi duke u nisur nga situata ku ndodhemi 10% e anëtarëve janë jashtë, të cilët shprehin dëshirën, por nuk kanë pasur mundësi të plotësojnë formularin. Unë kam bindjen se do të jemi më shumë më 11 dhjetor. Sicc e thashë po bëjmë transparencë.’- tha Shala.

Vijon...

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja