‘Demokratët po terrorizohen’, Policia -Bardhit: Po bëjmë detyrën, të shoqëruarit po merren në pyetje

‘Demokratët po terrorizohen’, Policia -Bardhit: Po bëjmë detyrën, të shoqëruarit po merren në pyetje

Policia e Shtetit i është përgjigjur akuzave të Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazmend Bardhi i cili tha se efektivët po terrorizojnë demokratët. Policia thotë se ajo po bën detyrën e vetë dhe personat e shoqëruar nga selia e PD është vetëm për t’u marrë në pyetje për të dëshmuar mbi dhunën në protestë.

“Me keqardhje dëgjuam deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, z. Gazment Bardhi, në lidhje me punën hetimore të Policisë që po kryhet për dokumentimin e shkatërrimit të pronës dhe akteve të dhunës të ndodhura gjatë protestës së sotme në selinë e Partisë Demokratike.

Sqarojmë opinionin publik se në vijim të veprimeve procedurale të kryera nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në selinë e Partisë Demokratike janë pyetur vetëm deputetët e Partisë Demokratike, ndërsa personat e tjerë që janë konstatuar brenda selisë janë shoqëruar në ambientet e Policisë se Shtetit, për t’u marrë në pyetje.

Policia e Shtetit do të vijojë me profesionalizëm dhe vendosmëri, veprimet ligjore, për të dokumentuar të gjitha veprimet e kundërligjshme gjatë protestës së sotme dhe për të vënë para përgjegjësisë ligjore të gjithë personat përgjegjës.

Njëkohësisht, Policia e Shtetit garanton qytetarët se shërbimet e Policisë janë në terren dhe janë të angazhuara maksimalisht për të garantuar rendin dhe sigurinë”, shkruan policia.


Lajmi kryesor:

Video ku shoqërohen disa persona në oborrin e PD, Bardhi: Demokratët po terrorizohen, përse u morën anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD? Policia: Po bëjmë detyrën


I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej