Video ku shoqërohen disa persona në oborrin e PD, Bardhi: Demokratët po terrorizohen, përse u morën anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD? Policia: Po bëjmë detyrën

Selia e PD u kthye sot në një skenë krimi ku policia e prokuroria mblodhën prova dhe shoqëruan disa persona, mes të cilëve protestues dhe anëtarë të PD. Disa nga shoqërimet në oborrin e PD u bënë gjatë orëve të mbrëmjes ku Report Tv solli pamjet live të tyre. Ka qenë Gazment Bardhi që ka sqaruar se të shoqëruarit ishin anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD, si Sokrat Turtulli dhe kryetari i PD Durrës Luan Hoti.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi tha se policia dhe prokuroria kontrolluan zyrën e çdo deputeti në selinë e PD dhe çdo person brenda në seli, ndërsa e quajti qëndrimin e disa efektivëve  ende në selinë blu si  maskaradë me urdhër të Edi Ramës.

“Dua të informoj median duke qenë se s’ju lanë brenda, punonjësit e policisë dhe prokuroria ishin brenda selisë që çdo person  që ka qenë brenda selisë ka kaluar një procedurë verifikimi regjistrimi nga ana e policisë dhe prokurorisë. Më pak kanë kaluar në kontroll fizik të çdo personi që ka qenë brenda selisë dhe pas kësaj faze ka kaluar një kontroll i imtësishëm i çdo zyre të selisë së PD. Në përfundim të veprimeve janë kontrolluar edhe zyrat e deputetëve dhe pse me ligj kjo s’mund të ndodhte. Në respekt të qytetarëve ne i kemi lejuar të kontrollojnë dhe zyrat e deputetëve pa autorizim nga kuvendi. Çfarë krimi ka bërë Luan Hoti, kreu i degës së PD Durrës apo Sokrat Turtulli anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, që është shoqëruar a kam të drejtë të marr informacion. Më duhet të marr informacion nga policia pse po ndalohen anëtarët e Këshillit Kombëtar në oborrin e Partisë Demokratike. Pse po ndodh kjo maskaradë me urdhër të Edi Ramës?”, tha Bardhi.

Policia u shfaq në selinë blu për shpërndarjen e protestuesve pas kërkesës së Bashës, pasi po u kërcënohej jeta disa deputetëve. Policia ka shoqëruar deri tani 50 persona, dhe janë arrestuar 11 persona, mes të cilëve ka demokratë që ishin brenda PD dhe protestues të Berishës. Nga protesta ka pasur edhe disa të plagosur por nuk dihet ende numri i tyre.

Sali Berisha dhe militantë e tij zhvilluan 3 orë 'betejë', ku përmes dhunës kërkonin të merrnin selinë blu, por në fund nuk ia arritën qëllimit. Militantët shqyen dyert e jashtme të selisë, por nuk depërtuan më shumë se sa deri te kati i parë për shkak se nuk mundën të shpartallonin dyert e blinduara. Kreu i PD-së Lulzim Basha pas dy orësh protestë ku rebelët e Berishës kishin hyrë në katin e parë të selisë dhe po tentonin të shkonin drejt zyrës së kryedemokratit, kërkoi ndërhyrjen e Policisë për të shtensionuar situatën. Sipas tij jeta e deputetëve ishte në rrezik. Policia ndërhyri menjëherë duke shpërndarë protestuesi. Policia e ka vendosur godinën e selisë si skenë krimi.

 

Një person i shoqëruar nga policia

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:22
‘Demokratët po terrorizohen’, Policia -Bardhit: Po bëjmë detyrën, të shoqëruarit po merren në pyetje

Policia e Shtetit i është përgjigjur akuzave të Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazmend Bardhi i cili tha se efektivët po terrorizojnë demokratët. Policia thotë se ajo po bën detyrën e vetë dhe personat e shoqëruar nga selia e PD është vetëm për t’u marrë në pyetje për të dëshmuar mbi dhunën në protestë.

“Me keqardhje dëgjuam deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, z. Gazment Bardhi, në lidhje me punën hetimore të Policisë që po kryhet për dokumentimin e shkatërrimit të pronës dhe akteve të dhunës të ndodhura gjatë protestës së sotme në selinë e Partisë Demokratike.

Sqarojmë opinionin publik se në vijim të veprimeve procedurale të kryera nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në selinë e Partisë Demokratike janë pyetur vetëm deputetët e Partisë Demokratike, ndërsa personat e tjerë që janë konstatuar brenda selisë janë shoqëruar në ambientet e Policisë se Shtetit, për t’u marrë në pyetje.

Policia e Shtetit do të vijojë me profesionalizëm dhe vendosmëri, veprimet ligjore, për të dokumentuar të gjitha veprimet e kundërligjshme gjatë protestës së sotme dhe për të vënë para përgjegjësisë ligjore të gjithë personat përgjegjës.

Njëkohësisht, Policia e Shtetit garanton qytetarët se shërbimet e Policisë janë në terren dhe janë të angazhuara maksimalisht për të garantuar rendin dhe sigurinë”, shkruan policia.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pelioni: 08/01/2022 21:45

    O ti Gazi i pd-së Alla lulush mender kur të mori bytha flakë e donje policinë,tani që të shpëtoi na bën paragjykuesin dhe trimin e sumës,ore kështu doni pushtet ju,qe kërkoni të zbatohet ligji sipas interesave tuaja,jo more Gazi pa mend ai që nuk respekton ligjin njësoj për të gjithë nuk është demokrat,nuk është i denjë për të marrë pushtet,prandaj dhe populli edhe 2025-2029 do t'ju lërë në opozitë,me qellimi e mirë që të ribëhet PD e vertetës e demokratikë,pasi aktualisht,ju dhe tërë soj tuaj e keni transformuar në të keqen e saj,në të keqen e demokracisë,në të keqen e Shqipërisë,prandaj mos prisni që populli të sjellë në pushtet të keqen më të madhe të këtij kombi.

    Përgjigju
  • Albi: 08/01/2022 20:49

    Filluan paragjykimet ndaj policise nga gaz pederi deri para nje ore fliste ndryshe

    Përgjigju
    • Beni: 08/01/2022 21:46

      Po paranje ore po bente cicin ne brek nga frika kurse tani i futi nje vize e u be prap trim.Ky donte qe tja lije cakejt e salehut ti hynin brenda e ta shifnim njer sa i vlente lekura lapanjozir

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen