Pas tentativës së pak ditëve më parë për të ndryshuar simbolet e partisë dhe fshirjes nga lista e deputetëve të figurave themeluese të PD, Lulzim Basha ka ndërmarrë një tjetër veprim për të fshirë historikun e kësaj force.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku Erion Veliaj kishte propozuar vendosjen e bustit të Pjetër Arbnorit me kërkesë të Kuvendit të Shqipërisë, në mjediset e lulishtes para sallës ku zhvillohen seancat plenare.
Por çuditërisht, me vendim nga selia e PD, anëtarët e këshillit Bashkiak u larguan në mënyrë demostrative nga salla e Këshillit Bashkiak, duke bojkotuar vendimin për vlerësimin e kësaj figure të rëndësishme jo vetëm për Partinë Demokratike dhe demokratët e vjetër, por njëkohësisht edhe për të gjithë shqiptarët.

Që në janar të 1990, Pjetër Arbnori mori pjesë në Shkodër në demostratën kundër pushtetit komunist që rrëzoi bustin e Stalinit. Po në të njëjtin vit ai ishte bashkëthemelues i degës së Partisë Demokratike në Shkodër. Prej vitit 1991 deri më 2001 ishte deputet në Kuvendin e Shqipërisë, dhe prej vitit 1992 deri më vitin 1997 ishte Kryetar i Kuvendit.
Fama e "Mandelës së Ballkanit" ka tërhequr vëmendjen e shumë qeverive dhe të mediave të botës perëndimore.
Lajmi kryesor:
Teatri e Parku Rinia, PD-LSI braktisin Këshillin Bashkiak: S'i merrni kurrë votat tona
/Shqiptarja.com
