Demonstrata e madhe që çoi në rënien e Murit të Berlinit

Demonstrata e madhe që çoi në rënien e Murit të Berlinit

Një kohë të gjatë flitej në Republikën Demokratike të Gjermanisë (RDGJ) për këtë mundësi. Prej muajsh njerëzit dilnin gjithnjë e më shumë në rrugë. Në Lajpcig mbaheshin protesta çdo të hënë - njerëzit kërkonin udhëtim të lirë dhe lirinë e shprehjes së mendimit. Gjithnjë e më shumë njerëz ia kthenin shpinën vendit të tyre, që në gjuhën e regjimit të RDGJ-së komunist quhej "refugjatët e Republikës".

Erich Honecker, njeriu më i fuqishëm prej vitit 1973, ishte rrëzuar nga pushteti më 18 tetor. Por as pasardhësi i tij Egon Krenz nuk kishte mbështetje në popull. Në këto kushte me 4 nëntor 1989 u mbajt demonstrata më e madhe e lejuar në historinë e RDGJ. Iniciatorë ishin aktorët dhe njerëzit e teatrit në lindje të Berlinit. Ata i referoheshin neneve 27 dhe 28 të Kushtetutës - pra të drejtave për lirinë e shtypit, shprehjen e lirë të mendimit dhe mbledhjen në protesta. Këto nene kanë ekzistuar në historinë 40-vjeçare të RDGJ vetëm në teori.

Kushtetuta e shkelur kaq gjatë me këmbë këtë ditë filloi të implementohet në sheshin Alexanderplatz në Berlin. Edhe sot 30 vjet më vonë flitet për shifra të ndryshme: Vlerësohet se në demonstrata kanë marrë pjesë mes 200.000 deri në një milion demonstrues. Demonstruesit qëndronin para një kamioni të shndërruar në skenë, ndërsa atje mbajtën fjalim rreth 20 persona - aktorë, këngëtarë, shkrimtarë, priftërinj - por edhe përfaqësues të regjimit.

Njëri prej tyre vetëm pesë ditë më vonë u bë i shquar në mbarë botën, me 9 nëntor 1989: Günter Schabowski, shefi i partisë SED në Berlin (Partia Socialiste e Unitetit në Gjermaninë Lindore). Në një konferencë shtypi ai paralajmëroi ligjin për lirinë e udhëtimit, që papritur solli deri tek rrëzimi i Murit të Berlinit. Në protestën e 4 nëntorit, Schabowski ishte në shënjestër të kritikave të ashpra të demonstruesve. Madje edhe kur tha se "duhet kultivuar kultura e dialogut!" Krerët e RDGJ e kishin humbur kaherë çdo lloj kredie. Vetëkritika e Schabowskit u zhduk në morinë e fishkëllimave.

Njëri prej atyre që dëgjoi me vëmendje fjalët e Schabowskit për mundësinë e një fillimi të ri, ishte kritiku i regjimit Friedrich Schorlemmer. Teologu nga Wittenbergu, qyteti i origjinës së reformatorit Martin Luther, citoi me një ndryshim të lehtë titullin e hymnit të RDGJ: "Në vjeshtën e vitit 1989 jemi ngritur nga gërmadhat dhe jemi riorientur drejt të ardhmes." Nën këto përshtypje kërkonte ai nga njerëzit që të mbeten në vend dhe të ndihmojnë rindërtimin e vendit. "Tani kemi nevojë për secilën dhe secilin."

Aktor i ri Jan-Josef Liefers është bërë i njohur më vonë në serialin "Tatort". Asokohe pyeti krerët e SED: "Përderisa krerët e SED reagojnë vetëm ndaj presionit, mendoj se nuk mund të bëhet fjalë për rolin e dikurshëm të partisë." Fjali të këtilla dëshironte të dëgjonte masa prej qindra njerëzve të mbledhur. Duartrokitja ishte e fuqishme.

"Ngjarja me pasoja për Evropën"

Shërbimi sekret, Stasi ka pranuar më vonë në një raport se "rrota e historisë nuk mund të kthehet mbrapsht". "Forcat armiqësore", për të cilat fliste shefi i Stasit Mielke, mund të shiheshin në të gjitha anët. Në një pikë ai megjithatë kishte të drejtë: Demonstrata e 4 nëntorit 1989 ishte "një ngjarje me pasoja të mëdha për Evropën". Vetëm pesë ditë më vonë, më 9 nëntor, ra Muri i Berlinit.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Ngrini' dialogun me Serbinë, Hasani: Propozimi i Ramës për Kosovën realist, logjikë e diskutuar me partnerët

'Ngrini' dialogun me Serbinë, Hasani: Propozimi i Ramës për Kosovën realist, logjikë e diskutuar me partnerët