Demonstratat në Iran për vdekjen e 22-vjeçares, të paktën 3 të vrarë në protesta! Numri total i viktimave shkon në 326

Forcat iraniane të sigurisë qëlluan për vdekje të paktën tre persona në provincën perëndimore të Kurdistanit, në protestat e fundit vdekjeprurëse të shkaktuara nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini. Gjatë muajit të kaluar raportohet për dhjetëra persona të vrarë në protestat në Iran, ndërsa në fillim të javës u shqiptua dënimi i parë me vdekje për pjesëmarrje në protesta.

Protestat kundër establishmentit klerik të Iranit shpërthyen dy muaj më parë, pas vdekjes në paraburgim të një gruaje 22 vjeçe, e cila u arrestua nga policia e moralit për, siç u tha, shkelje të rregullave të hixhabit. Autoritetet thonë se Mahsa Amini humbi jetën nga sulmi në zemër, por familja e saj dhe iranianë të tjerë besojnë se ajo vdiq si rezultat i rrahjes nga policia.

Raportohet se protestat janë përhapur në 140 qytete dhe qyteza të Iranit dhe se janë shndërruar në sfidën më të madhe për Republikën Islamike në më shumë se dhjetë vjet. Së paku 326 protestues, përfshirë 43 fëmijë dhe 25 gra, u vranë nga dhuna e forcave të sigurisë, tha Grupi për të Drejtat e Njeriut në Iran.

Udhëheqësit e Iranit i kanë cilësuar protestat si “trazira” të nxitura nga armiqtë e huaj të vendit. Hixhabi – mbulesa e kokës që vishet nga gratë myslimane – është i detyrueshëm që të vishet në publik nga gratë dhe vajzat iraniane nga mosha 9-vjeçare.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja