Dëmshpërblimet e rrugëve, lista e
pronave që shpronësohen nga shteti

TIRANE- Abedin Muça, përgjegjës i sektorit të topologjisë (Shpronësimeve), në Auroritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH), në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com”, thotë se “duke nisur nga viti 2006 deri më tani  kanë dalë 83 VKM në lidhje me shpronësimet e pasurisë të pronës private, për interesa publike nga ndërtimi i segmenteve  rrugore”.

Vendimet e Këshillit të Ministrave përfshijnë një shumë monetare 55 milionë euro, por deri më tani janë likujduar 39.5 milionë euro, ndërsa në proces për t’iu paguar pronarëve të tokave apo godinave ku janë ndërtuar rrugët janë edhe 15.5 milionë euro të tjera

Unaza e madhe e Tiranës shpronësim i shpejtë, pritet VKM
Në listen e kërkesave për shpronësim që ndodhen për shqyrtim nga Komisioni i posaçëm në Ministrinë e Transporteve vihet re se projekti, i cili parashikon shumën më të madhe të parave për shpronësim, është  segmenti i Unazës së Madhe të Tiranës, i cili paraqet një shumë prej  2 miliardë e 54 milionë lekësh të reja. Kuptohet që në këtë segment ka një dëndësi të madhe ndërtimesh (gjithsej 200), për të cilat, sipas zyrës së shpronësimeve në ARRSH, do t’iu bëhet një shpronësim i menjëhershëm të gjithë atyre pronarëve që paraqesin çertifikatën e pronësisë, ndërsa për kategorinë tjetër do të pritet kur të vërtetojnë me dokumenta pronësinë mbi ndërtimin e kryer. Për të kryer këtë shpronësim pritet vetëm VKM-ja, e cila duhet të dalë së shpejti.

Mund të përmendim se shpronësime të pjesshme, janë kryer për pronarët që janë prekur nga ndërtimi i rrugëve në segmente të tilla rrugore si: Rruga e Kombit, në segmentet Milot-Rrëshen, Kalimash-Morinë, Rruga Levan-Vlorë, Rruga Levan-Tepelenë, Rruga Tiranë-Elbasan, Unaza e Tiranës, Unaza e Shkodrës, By-pass Shkozet-Plepa, By-Pass Plepa –Rrogozhinë, Rruga Transballkanike Vlorë, Rruga Qafë Plloçë-Korçë, By-Pass i Fierit, Rruga e Arbërit etj.

“Një ndër shkaqet që kanë sjellë në këtë rezultat mund të rendisim edhe vonesat nga individët, e prekur nga ndërtimi i rrugëve, në paraqitjen e çertifikatës së pronësisë, si dhe dokumentacioneve të tjera përkatëse. Po më kryesorja ka qenë deri tani edhe mangësia e planifikimit të fondeve” –thotë Abedin Muça.
Qeveria e re, duke e nisur “me këmbë të mbarë” këtë çështje, nga muaji tetor e deri më tani ka nxjerrë Vendimin për shpronësimin e By-pass-it të Fierit. VKM në fjalë ka numrin 1056, i datës 14 dhjetor 2013.

Në këtë segment rrugor do të shpronësohen 453 pronarë në toka bujqësore, si dhe 9 objekte; të gjitha këta priten të likujdohen brenda vitit 2014, ndërsa vlera monetare e shpronësimit është 343,583,717 Lekë. Pritet së shpejti edhe dalja e VKM për shpronësimet të segmenteve të caktuara të Unazës së Madhe të Tiranës si Komuna e Parisit-Rruga e Kavajës në një distancë prej 2 km. Në këtë segment kemi rreth 200 ndërtime që preken.

Për të gjithë pronarët që kanë certifikatën e pronësisë shpronësohen menjëherë ndërsa për të tjerët që nuk kanë dokumentacionin përkatës do të trajtohen më vonë, pas përgatitjes së dokumentacionit që kërkohet. 

Sipas Muçës, nga sektori i shpronësimeve në ARRSH vetëm në periudhën 2008-2013 janë depozituar në Ministrinë e Transporteve 72 kërkesa për shpronësim me vlerë totale 30.3 Mln euro. Këta pronarë u takojnë rasteve të shpronësimeve të viteve të sipërcituara dhe pronarët kanë bërë plotësimin e dokumentacionit. Në rastet e sipërshënuara janë pronarë të prekur nga ndërtimi i rrugëve By-pass perëndimor i Shkodrës, Shkodër-Hani i Hotit, Shkozet-Plepa, Unaza Lindore e Tiranës, Plepa-Rrogozhinë në disa lote të saj, Kukës-Krumë, Lin –Pogradec, si dhe Rruga Qukës-Qafë Plloçë.

Ish pronarët, Qeveria prioritet kthimit fizik
 
Qeveria nisi procesin e verifikimit të të gjitha dosjeve të pronave të arkivuara në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit. 
Arkiva fizike me mbi 40 mijë dosje do t’i nënshtrohet dixhitalizimit, një proces që do të nxjerrë jo vetëm abuzimet por edhe faturën e saktë të detyrimit që shteti u ka pronarëve.
Ministria e Drejtësisë ka paralajmëruar se gjatë vitit 2014 do të miratojë një strategji të re për kthimin dhe kompensimin e pronave. Ndryshe nga më parë, strategjia e re pritet t’i japë prioritet kompensimit fizik.
 

Segmentet rrugore dhe shifra e shpronesimeve te papaguara

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve