Dëmshpërblimet nga përmbytjet në Shkodër përplasin ministren e Bujqësisë me drejtuesin e PD-së, Ekonomi: I takojnë bashkisë! Bushati: Erdhi nga Tirana për t'u tallur

Ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi ka qenë ditën e sotme në Shkodër në prezantimin e kartës së fermerit, por nuk i ka shpëtuar interesit të medieve edhe dëmshpërblimet e përmbytjeve në Shkodër.

Ajo është shprehur se vlerësimi dhe dëmshpërblimi është detyrë e bashkisë me fondin e saj prej 4%, ndërkohë që e pyetur nëse fatura i kalon 4% a do të ketë fond nga qeveria, ajo shprehet se kjo do të ndiqet hap pas hapi.

'Po funksionon skema falas e natës për fermerët. Ka aplikuar fermeri i parë nga zona e Malësisë së Madhe, Kujtim Lamthi. Problemi i subvencioneve, vjen si shkak i mungesës së certefikatave të bujqësisë nga ana e fermerëve. Kam qenë në zonat e përmbytura, kemi sjellë edhe ushqim për kafshët e përmbytura. Do të ketë vlerësuam për tokat e përmbytura, por ministrja ja faturon çdo gjë bashkisë Shkodër, si dëmshpërblimet dhe vlerësimet.'- tha Ekonomi.

Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i drejtuesit politik të PD-së qarkut të Shkodrës Helidon Bushatit.

Bushati e cilëson ministren si aktore të qeverisë, ndërkohë që shton se erdhi nga Tirana vetëm për tu tallë me një qark të tërë.

'Sot aktorja e qeverisë, Ministrja e Bujqësisë, paska zhvilluar shoën e radhës në Shkoder duke prezantur si arritje faktin pse një fermer paska përfituar naftë me rimbursim. Pasi shkatërroi fermerët dhe bujqit, sot shfaqen si shpetimtarë me nderhyrje te huazuara nga programi i PD-së. Ministres iu lidh gjuha kur u pyet per fermerët e zonës së nënShkodres të cilët perreth dy muaj mundi i tyre është nën ujë.

Nuk ka ç’të thotë, fajin e paska Bashkia dhe demshpërblimet i paska Bashkia! I harruan premtimet e 2013, dhe sot në mendje kanë vetem shoën dhe talljen. Erdhi nga Tirana per tu tallur me një qark të tërë, pa asnjë zgjidhje apo propozim!

Boll më! Mundi dhe buxheti për fermerët është ne xhepat e qeverisë. Sot ata meritojnë një qeveri në krah të tyre. Fundin e kanë të sigurtë! Me 25 Prill qytetarët e Shkodres dhe të Shqipërisë, i japin fund talljes dhe mashtrimit. Me 25 Prill, hajdutët ndëshkohen me votë!'- shkruan Bushati.

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papa Françesku hap Portën e Shenjtë të  Bazilikës së Shën Pjetrit dhe nis Jubileun: Krishtlindjet, porta e shpresës është hapur për botën

Papa Françesku hap Portën e Shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit dhe nis Jubileun: Krishtlindjet, porta e shpresës është hapur për botën