Dëmshpërblimi i fëmijëve të Berishës
Celiku çon përmbarimi në shtëpinë e Tahirit

TIRANE - Zbulohet një tjetër vendim i Gjykatës së Shkallës së Parë kundër deputetit të Partisë Socialiste, Sajmir Tahiri. Sipas vendimit të Gjykatës, Përmbarimi duhet të ekzekutojë gjobën prej 2 milionë lekësh të vendosur ndaj tij, në favor të fëmijëve të Kryeministrit, Argita dhe Shkëlzen Berisha.

Sipas këtij vendimi Gjyqtari Ilir Çeliku, afer me kryeministri Sali Berisha, referuar dy padive të Argita dhe Shkëlzen Berishës shprehet se bazuar në dy vendimet gjyqësore i padituri Saimir Tahiri duhet të dëmshpërblejë Argita Berishën me shumën e 1 milion lekëve, si dhe me të njëjtën shumë duhet të dëmshpërblejë edhe Shkëlzen Berishën.

Sipas këtij vendimi do të jetë vetë zyra e Përmbarimit që do të marrë detyrimin monetar të deputetit për t'ua kaluar dy fëmijëve të Kryeministrit.

Fillimisht ishte Gjykata e Shkallës së Parë që vendosi që Tahiri të dënohej me gjobë, për shpifje ndaj dy fëmijëve të kryeministrit. Gjoba nga 2.5 milionë lekë për secilin prej fëmijëvë të Kryeministrit Berisha u ul në 1 milionë lekë për secilin.

Vendimi i Gjykatës që detyron Përmbarimin të ndërhyjë mban datën 24 janar.
 

VENDIMI I GJYKATES SE SHKALLES SE PARE 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Pete Hegseth bën betimin si Sekretar i Mbrojtjes, mesazh ushtarakëve amerikanë: Do të jemi forca më e fuqishme dhe më vdekjeprurëse në botë

Pete Hegseth bën betimin si Sekretar i Mbrojtjes, mesazh ushtarakëve amerikanë: Do të jemi forca më e fuqishme dhe më vdekjeprurëse në botë