Dëmtim i rëndë për Rrahmanin, kthehet në fushë në 2023

Dëmtim i rëndë për Rrahmanin, kthehet në fushë në 2023

Amir Rrahmani i dëmtuar.

Amir Rrahmani ka pësuar një dëmtim të rëndë muskular, me mediet në Itali që bëjnë me dije se mbrojtësi i Kosovës do jetë jashtë për të paktën 30 ditë, çka do thotë se ka mbyllur angazhimet në Serie A për këtë vit. Me Botërorin që zhvillohet deri në 20 dhjetor, kampionati italian do rikthehet në 2023 pas eventit në Katar.

Pas ekzaminimeve, Napoli njofton se shtatëlarti do jetë jashtë për ndeshjen e Champions që luhet nesër me Ajax. Veç saj, 28 vjeçari do i nënshtrohet të tjera kontrolleve për të parë gradën e dëmtimit dhe formën e rikuperimit. Fakt është se Rrahmani e ka mbyllur këtë vit me futbollin e luajtur, duke qenë një mungesë e madhe në qendër të mbrojtjes për Spallettin.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë