Dëmtimet i mbyllën karrierën, operohet Rafa Nadal

Dëmtimet i mbyllën karrierën, operohet Rafa Nadal

Rafael Nadal

Rafael Nadal i është nënshtruar një operacioni pas dëmtimit të kofshës së majtë që e përjashtoi atë nga French Open. Spanjolli 36-vjeçar, i cili planifikon të tërhiqet nga tenisi pas sezonit 2024, nuk ka luajtur që nga lëndimi në Australian Open në janar.

Nadal, 14 herë kampion për meshkuj në Roland Garros, është stërvitur në javët e fundit, por nuk ishte mjaftueshëm i aftë për të luajtur në mënyrë konkurruese. Rezultatet e operacionit do të bëhen publike këtë të shtunë. Kur konfirmoi se do të humbiste French Open për herë të parë pas 19 vitesh, Nadal shtoi se ai synonte të vinte veten në pozicionin më të mirë fizikisht për sezonin e tij të lamtumirës vitin e ardhshëm.

Nadal ka fituar 22 tituj Grand Slam, teksa mban rekordin e përbashkët të numrit të sukseseve me Novak Djokovic.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

'Ismajli është gati për Juventusin', rikthehet Christian Panucci: FSHF s'e njihte Ardianin, unë e solla në Kombëtare

'Ismajli është gati për Juventusin', rikthehet Christian Panucci: FSHF s'e njihte Ardianin, unë e solla në Kombëtare