Yannik Sinner rikonfirmohet si Mbret i Uimbelldonit në Tenis. Numri 1 i botës arriti të mposhtë me përmbysje 3-1 me sete në finale gjermanin Alexander Zverev, i cili pikë të fortë këtë të dielë kishte shërbimet.

Finalja zgjati për rreth 3 orë e gjysmë, ndërsa për Sinner ky ishte Grand Slam i pestë në karrierë.

Sakaq ai rikonfirmohet edhe si mbret i Uimbelldon, pasi fillimisht triumfoi në vitin 2025.