Pas fillimit të sezonit dhe disa minutave me ekipin e parë, Elseid Hysaj u la jashtë Lazios pasi drejtuesit i kërkuan largimin për shkak të rrogës së lartë. Mbrojtësi i Kombëtares mund të kthehet në ekipin e parë, kjo për shkak të dëmtimeve te bardhekaltërit.
Pas lëndimit të Mauel Lazzari sipas asaj që shkruan gazeta “Il Messaggero”, Lazio po mendon për Hysajn. Mungesa e Lazzarit pritet të jetë rreth 1 muaj, duke lënë boshllëk në krahun e djathtë.
Mundësitë janë edhe për rikthimin e Mauric dhe Patric. Vendimi mbetet i stafit teknik të drejtuar nga Marco Baroni, i cili pak kohë më parë e la jashtë listës si për Serie A dhe për kupat e Europës.
Gjithçka lidhet me një përmirësim të listës për janarin, teksa Hysaj duket se do vijojë stërvitjet pa minuta në këmbë në ndeshje zyrtare. Hysaj është ndër më të paguarit te Lazio me rreth 2 milionë euro në sezon. Ai është nën kontratë me klubin kryeqytetas deri në 30 qershor të 2026. Elseid Hysaj mbërriti te Lazio në verën e 2021.