Dëmtimi i afreskut, Intelektualët:
Të dorëhiqet ministri Bumçi

Dëmtimi i afreskut, Intelektualët:<br />Të dorëhiqet ministri Bumçi
Ngjarja e rëndë e grabitjes së afreskave murale në kishën shën e premte në Valësh të elbasanit ka ngjallur reagime të ashpra mes intelektualëve dhe forumit të mbrojtjes së monumenteve. Shqiptarja.com, sjell sot reagime dhe intervista të Artan Shkrelit, Gjergj Frashërit, Vaso Toles, Lorenc Bejkos, Auron Tares e Skënder Muçajt.

"Onufri për Shqipërinë është si Mikelanxhelo për artin europian. Një dëm i pallogaritshëm dhe i pakthyeshëm është dhunimi i afreskave të tij në kishën e Shëne Premtes në Valësh. Por ç'mund të themi sot për këtë ngjarje, kur MTKRS e ka fshehur ngjarjen, nuk mban përgjegjësi dhe kjo qeveri i hoqi kujdestarët e monumenteve"... Kjo është vetëm një pjesë e reagimit të Artan Shkrelit, i cili ngre zërin për dëmin e pallogaritshëm që i ka ndodhur jo vetëm trashëgimisë por gjithë kulturës dhe identitetit shqiptar.

Lorenc Bejko e quan Krim i pastër kulturor dhe deklaron se Bumçi duhet të dorëzohet para kryerjes së detyrë. Ndërsa Skënder Muçaj shton se: Monument i Sigurisë Kombëtare, as Serbia s’të lë të prekësh Shën Naumin.

Ndërkohë që Forumi i Mbrojtjes së Trashegimisë ka njoftuar se do të mbajë sot një protestë paqësore përpara Ministrisë së Kulturës në orën 12.00 për të denoncuar dorëzimin e kësaj Ministrie përballë situatës dramatike ku ndodhet Trashëgimia Kulturore. Forumi theksoi se ngjarja e fundit ku janë dhunuar dhe grabitur afreskat e Onufrit është kulmi i dëmtimeve të kësaj Trashegimie Kulturore.

 Vazhdimin e shkrimit e lexoni ne Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz