Furnizimi me ujë i fshatrave Shkalle, Sektor Rinia, Arapaj, Xhafzotaj, Rrashbull në Durrës do të paraqesë problematika ditën e sotme për shkak të dëmtimit në linjën elektrike që furnizon stacionin e pompave.
Shërbimi i Ujësjellës-Kanalizimeve Durrës bën me dije se defekti në linjën 20 kV në Fushë-Milot është shkaktuar nga era. Mëngjesin e sotëm u bë i mundur riparimi dhe stacioni i pompave ka nisur punën normalisht.
Njoftimi:
SHRUKD njofton qytetarët se për shkak të një defekti në linjën e tensionit 20 kV që furnizon me energji elektrike stacionin e pompave në Fushë Milot, ky i fundit qëndroi pa punë nga ora 22.30 e mbrëmjes së djeshme deri në orën 06.00 të ditës së sotme. Për këtë arsye do të ketë probleme në furnizimin me ujë zona e fshatrave, konkretisht: fshati Shkalle, Sektor Rinia, Arapaj, Xhafzotaj, Rrashbull.
Defekti në linjën e tensionit 20 kV ka ardhur për shkak të erërave të forta. Edhe pse është punuar gjatë gjithë natës, vetë sot në orën 06.00 u arrit riparimi i tij dhe stacioni i pompave në Fushë Milot rinisi punën duke furnizuar normalisht me ujë.
Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë të përkohshme.







Komente
Komento