Mbrojtësi i Partizanit, Hektor Idrizaj pësoi dje një dëmtim të rëndë në gjurin e këmbës të djathtë në minutën e 55-të në derbin ndaj Tiranës, teksa u detyrua të largohej nga fusha e lojës me ambulancë.Pas rezonancës magnetike u mësua se Idrizaj ka thyer kupën e gjurit dhe do ti nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Lajmi është konfirmuar nga klubi i Partizanit nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare: “Trajneri Skënder Gega dhe pjestarë të klubit kanë vizituar pas takimit ndaj Tiranës mbrojtësin Hektor Idrizaj, i cili la fushën e lojës i dëmtuar pas një përplasje të rëndë.

Idrizaj aktualisht gjendet i shtruar në ambjentet e spitalit dhe pas rezonancës magnetike ka rezultuar thyerje të kupës së gjurit të djathtë. Mbrojtësi i kuq do ti nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Klubi i Futbollit Partizani i uron Hektor Idrizaj shërim dhe rikthim samë të shpejtë në fushën e lojës”.