Katër muaj jashtë fushe, ky është vlerësimi i kohës së rikuperimit për rikthimin e Pierre Kalulu në fushë sipas asaj që u komunikua nga Milani, me shënimin ku njoftuan përfundimin e suksesshëm të operacionit të cilit i është nënshtruar sot mbrojtësi francez. Kalulu u dëmtua në sfidën e së dielës së shkuar kundër Napolit (2-2).
"AC Milan njofton se Pierre Kalulu iu nënshtrua një operacioni sot për të zgjidhur këputjen e plotë të tendinit rectus femoris të majtë. Operacioni krejtësisht i suksesshëm u krye në Finlandë nga profesori Lasse Lempainen, në prani të menaxherit shëndetësor të AC Milan, Stefano Mazzoni. Kohët e rikuperimit vlerësohen në katër muaj”, shkruan klubi. Pierre Kalulu ka luajtur 4 ndeshje këtë sezon, pa mundur dot të jetë protagonist.
Me Kalulun që do të jetë jashtë për një kohë të gjatë, i takon dyshes Tomori dhe Thiaw të marrin më shumë përgjegjësi në repartin difensiv të kuqezinjve.