Dëmtimi i Torres, reagon lojtari:
Shpresoj të kthehem shpejt

Dëmtimi i Torres, reagon lojtari:<br />Shpresoj të kthehem shpejt
Pas dëmtimit që Torres mori mbrëmjen e djeshme në ndeshjen e La Liga, Deportivo La Coruna - Atletico Madrid, spanjolli ka reaguar në mediat sociale për të qetësuar fansat e tij
.
Me anë të një statusi në Twitter, ai ka falenderuar të gjithë fansat dhe kolegët e tij. Gjithashtu sulmuesi i ka siguruar ata se dëmtimi i tij nuk ishte asgjë serioze dhe do të kthehej shpejt në fushën e lojës.

torres status
 
Ju falënderoj të gjithëve për shqetësimin që treguat ndaj meje dhe mesazhet e inkurajimit. Nuk është asgjë serioze. Shpresoj të kthehem shpejt”, shkruan lojtari në llogarinë e tij të Twitter.

Nga ana tjetër nuk kanë munguar as statuset në mediat sociale të miqve të tij me të cilët ka luajtur në një skuadër në “Premier League”, Cesc Fabregas dhe Didier Drogba, të cilët i uronin një shërim të shpejt.

ces fabregas

drogba

Gjithashtu edhe dy lojtarët e Real Madrit, Sergio Ramos dhe Alvaro Morata, i kanë uruar një shërim sa më të shpejt Torres-it.
Ndërkohë mediat spanjolle bëjnë të ditur se lojtari do ta kalojë natë në spital.

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit