Dëmtimi në Champions, mbrojtësi i Milanit mbyll vitin

Dëmtimi në Champions, mbrojtësi i Milanit mbyll vitin

Malick Thiaw

Një lajm i keq vjen nga infermieria për Malick Thiaw, i cili u zëvendësua në pjesën e dytë në ndeshjen mes Milanit dhe Borussia Dortmundit (1-3) për shkak të një problemi muskulor. Mbrojtësi gjerman iu nënshtrua një kontrolli mëngjesin e sotëm, i cili evidentoi praninë e një lëndimi të rëndë miotendinoz të bicepsit femoris të kofshës së majtë, ecuria e të cilit do të rivlerësohet pas 7-10 ditësh.

Koha e rikuperimit është ende e paqartë, por viti 2023 për të ka përfunduar këtu. Një problem i madh shtesë për Piolin i cili aktualisht e gjen veten me vetëm një qendërmbrojtës në dispozicion, Tomori.Që dëmtimi i Thiaw ishte mjaft i rëndë ishte e qartë që dje nga dinamika dhe më pas edhe nga fakti që qendërmbrojtësi u largua nga "San Siro" me paterica. Pa të dëmtuarit Kalulu, Caldara dhe Pellegrino, Pioli tani duhet të shpresojë për shërimin e Kjaer.

Qendërmbrojtësi i lindur në 1989 ka qenë jashtë që para ndeshjes kundër Napolit më 29 tetor dhe është rikuperuar plotësisht, por ende ndjen dhimbje, teksa ka nevojë për një fazë riaftësimi përpara se të kthehet në kapacitet të plotë. Shpresa e Milanit është ta rikthejë atë të shtunën kundër Frosinone, përndryshe Pioli mund të rikonfirmojë Krunic në rolin e ri qendror ose të mbështetet te i riu Simiç.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe dëbore në zonat malore, parashikimi i motit për këtë javë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe dëbore në zonat malore, parashikimi i motit për këtë javë