Dëmtohen në të njëjtën kohë, Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli lënë fushën në Serie A

Dëmtohen në të njëjtën kohë, Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli lënë fushën në Serie A

Ardian Ismajli dhe Berat Gjimshiti

Dy mbrojtësit e Kombëtares, Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli janë dëmtuar këtë të shtunë dhe kanë dalë nga fusha në ndeshjet respektive të Serie A.

Empoli dhe Leçe përballen së bashku, teksa pas vetëm 21 minutave Ardian Ismajli ka lënë fushën i zëvendësuar nga De Sciglio. Vendasit kanë parë sesi lojtari më i mirë që kanë në dispozicion të mos ia dalë në këtë përballje që është shumë e rëndësishme për ta. Ky lëndim për Ismajlin vjen në një kohë kur shumë klube janë pas tij dhe pritej që këtë afat kalimtar të bënte një lëvizje domethënëse në karrierë.

Në Udine, Atalanta luan në udhëtim. Për miqtë i pafat Berat Gjimshiti. Kapiteni i Kombëtares la fushën i lënduar pas 25 minutave lojë. Një përplajse me Kingsley Ehizibue bëri që loja të ndërpritej dhe pas pak çastesh qendërmbrojtësi të linte fushën e lojës pas goditjes në kokë. Në orët e ardhshme do të kuptojmë më mirë shkallën e dëmtimit për Beratin.

Çudi dhe alarm për dy mbrojtësit e Kombëtares që për rastësi dalin nga fusha pak a shumë në një kohë dhe në ndeshje të ndryshme.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

11 vjet nga mbledhja e parë historike e qeverive Kosovë-Shqipëri

11 vjet nga mbledhja e parë historike e qeverive Kosovë-Shqipëri