Dëmtohet Arda Guler, shtyhet debutimi kundër United

Dëmtohet Arda Guler, shtyhet debutimi kundër United

Arda Guler

Ylli i Real Madridit, Arda Guler mund të presë më shumë për të veshur për herë të parë fanellën e "Galaktikëve". Talenti turk është në dyshim për përballjen e tyre kundër Manchester United të mërkurën në mbrëmje në SHBA.

Guler humbi ndeshjen hapëse parasezonale të Real Madridit kundër Milanit të dielë si masë paraprake, pasi pati një dëmtim të lehtë muskulor. Përpara ndeshjes me Unitedin, Guler u rikthye në stërvitje me skuadrën, por sipas Cope, gjysma e seancës së tij ishte në palestër, duke treguar se ndjen dhimbje.

Guler ka bërë përshtypje në stërvitje që kur iu bashkua "mbretërorëve" duke treguar nivel të lartë. Ylli turk gjithnjë e më shumë duket sikur do të ketë një rol të rëndësishëm për të luajtur në sezonin e ri.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale