/ ATSH/. - Kompleksi i notit "Esat Mamaca" në Sarandë, 7 muaj pas perurimit, gjendet i dëmtuar gati plotësishtë. Per rehabilitmin e  këtij kompleksi sportiv u financua nga "Raiffeisen Bank" shuma prej 30 mijë euro.

Në verën e vitit të kaluar, duke përuruar këtë pishinë natyrale, që është pjesë e historisë sportive të Sarandës, kryebashkiaku Stefan Çipa tha se me këtë kompleks krijohet çdo mundësi që noti të kthehet në shtëpinë e tij. "Ky është investimi i duhur në vendin e duhur", u shpreh atëhere drejtori i pergjithshëm i "Raiffeisen Bank", Cristian Canacaris.
Sot, kompleksi është dëmtuar rëndë dhe në  basorelievin e gdhendur  janë shkulur gërmat metalike që emërtojnë atë me emrin e trajnerit të notit "Esat Mamaca".