Dëmtohet Lionel Messi, nuk përfshihet në listën e Argjentinës: Doja shumë të luaja, trishtim

Dëmtohet Lionel Messi, nuk përfshihet në listën e Argjentinës: Doja shumë të luaja, trishtim

Lionel Messi

Lionel Messi nuk do jetë i gatshëm për Argjentinën në dy ndeshjet e marsit kundër Uruguait dhe Brazilit të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës për zonën e Amerikës Latine.

Një dëmtim muskular ka bërë që Lionel Scaloni të mos marrë kapitenin në ekip, kjo për mos rënduar situatën e tij. Messi pësoi një lëndim gjatë ndeshjes së tij të fundit për Inter Miami kundër Atlanta United të cilën e fituan 2-1. Messi luajti në këtë ndeshje ku shënoi një gol.

Ndërkohë që Messi është shprehur i trishtuar për mungesën, duke thënë se dëshironte të luante për ekipin.

"Jam i trishtuar që humbas këto ndeshje të rëndësishme kundër Uruguait dhe Brazilit. Doja shumë të luaja, por një dëmtim i vogël do të thotë që më duhet të pushoj pak, kështu që nuk mund t’i bashkohem kombëtares dhe të jem aty. Unë do të mbështes dhe brohoras nga këtu si çdo tifoz tjetër. Vamos, Argjentina", thotë Messi.

Skuadra 'Albiceleste' aktualisht ndodhet në krye të klasifikimit të Amerikës së Jugut, pesë pikë më shumë se Uruguai dhe shtatë pikë mbi Brazilin.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Arrestimi i kryebashkiakut Imamoglu në Turqi: X pezullon llogaritë e opozitës mes protestave!

Arrestimi i kryebashkiakut Imamoglu në Turqi: X pezullon llogaritë e opozitës mes protestave!