Sulmuesi shqiptar Armando Broja është dëmtuar sërish gjatë ndeshjes së Bournemouth dhe Everton. Broja nuk ka arritur ta qëllojë saktë topin duke i shkaktuar një lëndim.
Ai ka qëndruar në tokë për disa çaste deri sa e ka patur të pamundur të aktivizohet sërish. Ai ka lënë fushën më minutën e 32-të të ndeshjes, fatmirësisht diç duket, dëmtimi nuk ka të bëjë me lëndimin e tij të mëparshëm në këmbë.
Kjo ishte ndeshja e dytë radhazi që sulmuesi luante titullar tek Evertoni, dhe e pesta gjithsej për këtë sezon në kampionat, ndërsa mungoi gjatë.
Tashmë duhen pritur analizat mjekësore, dhe shpresa është që Broja të mos ketë problem të rëndë, që mund ta pengojë këtë sezon në Angli dhe me kombëtaren shqiptare.