Elita e futbollit në Angli, Premier League zhvilloi këtë të shtunë katër nga ndeshjet e raundit të 16-të. 24 minuta për Evertonin luajti edhe Armando Broja.
Në "Emitares" skuadra e Arsenalit barazoi 0-0 kundër Everton. Në Londër dueli ishte me raste, por që nuk u konkretizuan. Në minutën e 66 trajneri Sean Dyche i dha mundësi Armando Brojës, duke zëvendësuar Calvert-Lewin. Sulmuesi i Kombëtares nuk ia doli të çonte sferën në rrjetë, por u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 81.
Në "Anfield" vendasit e Liverpool zhgënjyen para tifozëve të tyre dhe barazuan 2-2 kundër Fulham. Pereira kaloi miqtë në epërsi pas vetëm 11 minutave lojë, ndërsa Liverpool mbeti me një lojtar më pak në minutën e 17-të pas daljes me karton të kuq të Robertson. The Reds ia dolën të barazonin me Gakpo, por Muniz riktheu epërsinë për Fulham. Duhej Diogo Jota që katër minuta nga fundi të vendoste ekuilibrat në 2-2. Me 36 pikë Liverpool vijon të mbajë vendin e parë në Premier League.
Te tri pikët këtë të shtunë dolën Newcastle dhe Ipswich.
Premier League - java 16-të:
E shtunë, 14 dhjetor 2024 - 16:00
Arsenal 0-0 Everton
Liverpool 2-2 Fulham
Newcastle 4-0 Leicester
Wolves 1-2 Ipswich
Renditja: