TIRANE- Kulla dykatëshe e abatit të Mirëditës, Preng Doçi “…njё nga burrat mё tё parё tё kombit tonё“, siç ka thënë At Gjergj Fishta, po dëmtohet rëndë. Denoncimin e parë e ka bërë dje arkitekti Artan Shkreli, i cili ka marrë edhe fotot nga vendndodhja e kësaj shtëpie. “Dëmtohet rëndë shtëpia ku ka jetuar një prej figurave të ndritura të kombit dhe kulturës shqiptare, Abati i Mirditës, Preng Doçi”, pohon Artan Shkreli, duke argumentuar më tej se “Shtëpia, e cila është shpallur Monument Kulture, tashmë po i nënshtrohet një ndërhyrjeje themelore të arkitekturës, duke dëmtuar rëndë, jo vetëm kontekstin historik të saj, por edhe atë arkitekturor”.
/Shqiptarja.com





