Denaj: Bashkëpunimi ekonomik mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, një hap më pranë integrimit në BE

Denaj: Bashkëpunimi ekonomik mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, një hap më pranë integrimit në BE

TIRANË- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, mori pjesë në takimet e nivelit të lartë, të Samitit të vendeve të ballkanit Perendimor, që u mbajt në  kuadër të Procesit të  Berlinit, i cili u organizua online nga Ministria Federale për Çështjet Ekonomike dhe Energjinë e Gjermanisë.

Në panelin ku merrnin pjesë  Ministrat e Ekonomisë të rajonit, diskutimet u fokusuan në “Sfidat dhe perspektivat e tregut të përbashkët rajonal” dhe në “Rëndësinë e integrimit ekonomik brenda rajonit dhe Bashkimit Europian në kontekstin e rimëkëmbjes ekonomike”. Siç njofton zyra e shtypit, në fjalën e saj, Ministrja Denaj  duke falenderuar në mënyrë të veçantë Ministrin Peter Altmaier për organizimin e Samitit, tha se promovimi dhe kontributi aktiv për një bashkëpunim më të ngushtë të Ballkanit Perëndimor dhe procesi i integrimit në Bashkimin Europian mbeten prioritete për Shqipërinë.

Ministrja nënvizoi disa arritje në kuadër të forcimit të bashkëpunimit rajonal drejt një tregu të përbashkët, si Nisma e Korridorit të Gjelbër, që ka qenë thelbësore në lehtësimin e transportit dhe tregtisë së mallrave në rajon, apo miratimi i Tregut të Përbashkët Rajonal në nëntor të vitit të kaluar, që e sjell Ballkanin perëndimor më afër integrimit për në BE. Ministrja pohoi se aktualisht Shqipëria po punon për zbatimin e Planit të Veprimit për një Treg të Përbashkët Rajonal dhe katër fushat e saj të ndërhyrjes. Ajo  shprehu përkushtimin  dhe angazhimin e qeverisë shqiptare për të arritur qëllimet e përbashkëta në secilën fushë dhe për të siguruar një integrim të përmirësuar ekonomik të rajonit.

Falë bashkëpunimit rajonal, në 1 korrik 2021, rajoni do të jetë plotësisht në roaming, në përputhje me marrëveshjen e roamingut.

“Ne mirëpresim që agjenda e ardhshme e integrimit rajonal 2021-2024 vendos përpara masa ambicioze rajonale për të përshpejtuar transformimin dixhital dhe për të rritur konvergjencën me Tregun e Vetëm Dixhital të BE, duke përfaqësuar një shembull tjetër të përfitimeve reciproke. Ne besojmë se Axhenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor është përqendruar në investime moderne, të gjelbra, të përqendruara tek njerëzit. Ne mbështesim dhe promovojmë vlera të tilla”, u shpreh Denaj.

Denaj vlerësoi, se integrimi ekonomik brenda rajonit dhe BE është i rëndësishëm edhe në kontekstin e rimëkëmbjes ekonomike nga efektet negative të pandemisë. Edhe pse gjatë vitit të shkuar përpjekjet e vendeve të rajonit u fokusuan drejt masave emergjente dhe të rimëkëmbjes, vlera e bashkëpunimit rajonal u tregua edhe gjatë kësaj periudhe të vështirë. Në këtë kuadër, Ministrja theksoi faktin se nevojiten politika të reja dhe bashkëpunim i fortë për të ndihmuar sektorin privat të rikuperohet nga humbjet e Covid-19, në mënyrë që të rifutet në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm.

Sipas ministres Denaj, Shqipëria po kërkon të zhvendoset drejt një modeli më të bazuar të produktiviteti, të orientuar drejt eksportit, në të cilin kërkimi dhe inovacioni janë një pjesë integrale e politikave të zhvillimit. Në përfundim të fjalës së saj, Ministrja shprehu mirënjohjen për të gjithë përfaqësuesit e qeverive, partnerët rajonalë dhe ndërkombëtarë, lidhur me bashkëpunimin e deritanishëm dhe angazhimin ndaj nismave të vazhdueshme të përbashkëta.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr