Rimbursimi i TVSH-së për biznesin është një nga objektivat e qeverisë, kështu është shprehur Ministrja e Financave Anila Denaj gjatë një vizite që ka zhvilluar në një ndërmarrje fasonerie.
“Produktiviteti është një element tjetër shumë i rëndësishëm për biznesin, jo vetëm atë fason, dhe në këtë komponent kaq të rëndësishëm, përgjegjësia e administratës tatimore është e lartë, në veçanti në rimbursimin e TVSH-së dhe kryesisht në zbatimin rigoroz të rimbursimit të TVSH-së në kohë. Veçanërisht fasoni, eksporti dhe grumbulluesit janë në një vëmendje të shtuar të MFE, që ky rimbursim të ndodh në kohë dhe besoj se kemi treguar me fakte që ia kemi dalë këto 8 muaj edhe pse mendojmë se kemi akoma sfidën për ta realizuar 100%. Rimbursimi i TVSH-së është detyrim i yni, për të cilin duhet të koordinohemi edhe me biznesin”.
Ndërkohë administratorja e një kompanie Etleva Laro, vlerësoi nismën e qeverisë për të rimbursuar në kohë dhe pa ndërprerje TVSH-në.
“Politika e re fiskale, në mënyrë absolute na fovorizoi sepse ka qenë një nga problematikat më të mëdha të tre viteve të fundit pjesa e rimbursimit të TVSH-së. Më duhet të pranoj që shkoi shumë mirë mbyllja e borxhit të vjetër, pra mbyllja e atyre detyrimeve të vonuara për shumë kohë. Aktualisht ne jemi ende në procesin e rimbursimit për shkak se ne kemi blerje brenda vendit që kanë lidhje me elementë që i shtohen prodhimit dhe sërish kërkojnë rimbursim”.
Po ashtu ministrja Denaj ka theksuar se në muajin gusht janë rimbursuar në total 1.68 miliardë lekë TVSH, dhe kanë përfituar 22 kompani fasonerie. Ndërsa sa i takon periudhës 8 mujore janë rimbursuar 11.8 mld lekë.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3247
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Manifaktura 230 mln euro humbje prej zhvlerësimit të kursit, BSH: Ky sektor duhet të ndryshojë modelin e biznesit
15 Nëntor, 10:21
-
Kur do të zhbllokohen fondet e IPARD? Përgjigjet ministrja Denaj: Po plotësojmë kërkesat, pas korrikut 2025 do dërgojmë dokumentet për aplikim
13 Nëntor, 16:59
-
Skema e TVSH-së në bujqësi shkakton debate në Komisionin Ekonomisë/ Braçe-Denaj: Ka 6 vjet që bëni studime! Ministrja: Gati ta rishikojmë tatimin
13 Nëntor, 16:33
-
Komisioni i Ekonomisë/ Denaj për buxhetin 2025: Rrisim mbështetjen me subvencione të skemës për produktet, 4% më shumë buxhet nga viti i kaluar
13 Nëntor, 14:51
-
Paketa fiskale për vitin 2025, bizneset propozojnë lehtësira fiskale dhe doganore! Nga ulja e TVSH-së për ushqimin, tek taksa e infrastrukturës në ndërtim
11 Nëntor, 16:25
-
Denaj prezanton pr.buxhetin 2025: 15 miliardë lekë për bujqësinë dhe zhvillimin rural! Lançojmë skemën e Garancisë Sovrane në 2025
11 Nëntor, 12:32
-
Lumë propozimesh për rishikime taksash, nga TVSH-ja në bujqësi, sigurimi i banesave tek rritja e pagës minimale vetëm për të rinjtë
5 Nëntor, 17:45
-
Decentralizimi i shërbimeve bujqësore-Denaj: Marrëveshja me 4 bashki një shërbim dhe vendimmarrje më e mirë
22 Tetor, 15:10
-
Vlorë/ Ministrja Denaj prezanton Skemën Kombëtare të Investimeve në Bujqësi
21 Tetor, 17:05
-
Orban: Javën e ardhshme në Luksemburg Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë, ju përgëzoj! Rama: Hungaria, model për ne! 350 milionë euro investime
11 Tetor, 14:18
-
Elbasan/ Punonjës të paregjistruar dhe mosdeklarim të ardhurash në Tatime, nën hetim administratorja e fasonerisë
9 Tetor, 16:42
-
Skema Kombëtare e Investimeve për fermerët, Veliaj: Aplikoni deri më 8 Nëntor për të përfituar falas pajisje që lehtësojnë punën tuaj
8 Tetor, 16:21
Po, ju doni të rimbursoni në zyrën tuaj në Ministri. Por njerëzit e zyrës së taksave po "tarifojnë 20%". Unë nuk pranova dhe po pres 3 vjet.
Përgjigju