Psikologia e njohur Denata Toçe zbuloi se është bërë nënë për herë të dytë. 

Ditën e djeshme, Denata ka dhënë lajmin e ëmbël duke zbuluar se bebushi i saj i dytë ka ardhur në jetë me anë të një postimi në rrjetet sociale. “Sebastièn erdhi në jetë! Falënderoj Zotin që të dy jemi mirë. Lavdia i takon atij!” –ka shkruar Denata.

Tashmë ajo është nënë e dy djemve. Kujtojmë se  bashkëshorti i saj  Arben Skënderi kandidon për Bashkinë e Tiranës në emrin e Bindjes Demokratike, përballë Erion Veliajt të PS.