Dendias bisedë telefonike me Ramën: Në fokus zhvillimet e fundit rajonale

Dendias bisedë telefonike me Ramën: Në fokus zhvillimet e fundit rajonale

Nikos Dendias dhe Edi Rama

Nikos Dendias, ministri i jashtëm i Greqisë ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Dendias përmes një njoftimi në rrjete sociale i cili shkruan se në këtë bisedë kanë folur për zhvillimet më të fundit rajonale.

“Në një bisedë telefonike me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, diskutuam zhvillimet e fundit rajonale. Zhvillimet e fundit rajonale në fokus”, shkruan Dendias.

Projektligji i parë që do të kalojë në parlamentin grek i pari për 2021 është ai i zgjerimit me 12 milje në detin Jon.  Ditën e Krishtlindjeve në Greqi është miratuar dekreti për zgjerimin me 12 milje në detin Jon, nga pjesa veriore e ishujve deri në kepin Tainaro.

Kujtojmw se kryeministri Edi Rama dhe ministri i jashtëm i Greqisë Nikos Dendias kanë zhvilluar një takim ku kane diskutuar dhe rënë dakord se çështja e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë duhet të zgjidhet në Gjykatën e Lartë të Hagës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë