Dendias: Jemi kundër çdo ndryshimi të kufijve në Ballkan
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, dhe ministrja e Jashtme e Bosnjë e Hercegovinës, Bisera Turkoviq
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, bëri thirrje për kujdes pasi “aktorët e palëve të treta” duket se “po synojnë destabilizimin e Ballkanit Perëndimor”, duke shtuar se shteti i tij është kundër ndryshimit të kufijve në rajon.
“Të gjithë partnerët në Ballkanin Perëndimor duhet të luftojnë ndikimet negative dhe t’iu përmbahen vlerave evropiane”, tha Dendias në Sarajevë më 31 maj, pas një takimi që zhvilloi me ministren e Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, Bisera Turkoviq.
Dendias tha se shteti i tij pa mëdyshje mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnjë e Hercegovinës, avokon për siguri dhe stabilitet në rajon, por gjithashtu kundërshton në parim çdo ndryshim të kufijve në Ballkanin Perëndimor.
Gjatë konferencës për media, dy kryediplomatët kujtuan se Greqia dhe Bosnjë e Hercegovina kanë 20 marrëveshje dypalëshe në fushën e ekonomisë, mbrojtjes së investimeve, mbrojtjes, transportit, kulturës, edukimit dhe shkencës, por po ashtu thanë se ka hapësirë për forcim të mëtejmë të raporteve ekonomike.
Ministrja Turkoviq tha se Greqia si pjesë e NATO-s, është një partnere e respektueshme e Bosnjës në rrugën e shtetit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe Aleancën Veri-Atlantike. Ajo po ashtu tha se dy shtetet bashkëpunojnë përmes programit të bashkëpunimit dypalësh që ministritë e Mbrojtjes së të dyja shteteve nënshkruajnë çdo vit.
Sipas Turkoviqit, Greqia është një prej shteteve që vazhdimisht mbështet integrimin evropian dhe ajo falënderoi Athinën për mbështetjen e Sarajevës për të marrë statusin kandidat për anëtarësim në BE, pasi sipas saj, shumica e qytetarëve të Bosnjë e Hercegovinës duan që shteti të anëtarësohet në bllokun evropian./REL
E.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
20%
Vota total: 894
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U dënua me 1 vit burg, Prokuroria e Bosnjës lëshon urdhër-ndalimi për Dodik! Non grata nga SHBA si Berisha
12 Mars, 09:21
-
Çfarë plani ka Trump për Ballkanin Perëndimor?
11 Mars, 10:13
-
Parlamenti Evropian do të krijojë zyrën e Ballkanit Perëndimor në Shqipëri
10 Mars, 20:06
-
Rutte në Sarajevë: NATO nuk do të lejojë kërcënimin e paqes në Bosnjë! Çdo veprim që dëmton rendin kushtetues është i papranueshëm
10 Mars, 18:29
-
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, viziton nesër Kosovën! Takim me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti
10 Mars, 11:06
-
Rutte nesër në Bosnjë dhe Hercegovinë, pritet të zhvillojë vizitë edhe në Kosovë gjatë javës që vjen
9 Mars, 22:50
-
Osmani thotë se Kosova i bashkohet qëndrimit të SHBA-së kundër veprimeve të Dodikut në Bosnje
9 Mars, 14:54
-
Dodik non grata/ Sulmon SHBA si Berisha: Ne nuk heqim dorë nga politikat tona, Rubio po gënjehet nga administrata e Biden
8 Mars, 18:41
-
Do të mbyllen disa seli diplomatike në Evropë? Cilat janë vendet që preken sipas lajmërimit të Trump
7 Mars, 15:11
-
Dodik si Berisha 'non grata', dekreton ligjet që ndalojnë punën e drejtësisë! SHBA e BE paralajmëron: Provokim i qëllimshëm, destabilizues
7 Mars, 08:00
-
Plani i Rritjes shkon në Kuvend! Depozitohet marrëveshja me BE për reformat, 657 mln euro kredi, 265 mln euro grante (DOKUMENTI)
5 Mars, 22:58
-
Non grata si Berisha/ Dodik pas dënimit me 1 vit burg: Nuk e zbatoj vendimin e gjykatës, është politik
3 Mars, 14:10