Dënime dhe gjoba, Disiplina me dorë të fortë! E pësojnë Tirana, Partizani dhe Flamurtari

Foto ilustruese

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dhënë vendimet në bazë të javës së fundit të luajtur në futbollin shqiptare. Për derbin Tirana 0-0 Partizani, të dyja klubet duhet të dëmshpërblejnë dëmet e shkaktuara nga tifozët përkatës në sektorët e "Air Albanias".

E pëson edhe Aurel Locaj, zyrtari i Vllaznisë që pezullohet me katër sfida për shkak të sjelljes antisportive ndaj zyrtarëve. Dënime dhe gjoba në Kategorinë e parë dhe moshat.

Vendimet e plota:

  1. KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Arena Kombëtare” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
  2. FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Arena Kombëtare” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
  3. Zyrtari i KF Vllaznia, Aurel Locaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  4. KF Vora, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur kore fyese ndaj tifozerisë kundërshtare dhe mos respektimin e rregullave të sigurisë në fuqi duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të lojës, në bazë të neneve 17/2/e dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  5. Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur kore fyese ndaj tifozerisë kundërshtare, në bazë të nenit 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  6. KF Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  7. Lojtari i KF Lushnja, Fadil Meta, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  8. Lojtari i KS Kastrioti, Xhafer Hodo, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  9. FK Skrapari, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, duke sjellë si pasojë ndërprerjen e ndeshjes, në bazë të Neneve 16/1 17/1, 17/2/b. 17/2/f dhe 17/2/h të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër KF Albpetrol dhe dënohet me gjobë në masën 400.000 (katërqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/c të KDE, gjoba të aplikohet në masën 10%.

Në zbatim të Neneve 6/3/b, 8, 16/2 dhe 17 të KDE, FK Skrapari dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshje pa spektatorë

  1. Lojtari i FK Skrapari, Reidi Çuadari, për sjellje josportive dhe kërcënime ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 14/1/j dhe 14/1/k të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  2. Lojtari i FK Skrapari, Mateo Demko, për sjellje josportive dhe kërcënime ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 14/1/j dhe 14/1/k të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  3. Lojtari i FK Partizani U-16, Artur Aliaj, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  4. Lojtari i KF Tirana U-16, Denis Matraku, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  5. Lojtari i Flamurtari FC U-17, Hizidion Sulejmani, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  6. Lojtari i Flamurtari FC U-17, Dejvis Begaj, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  7. KF Laçi U-16, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Kampionatit Kategoria e Parë U-16 kundër Flamurtari FC U-16, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
  8. Zyrtari i KF Laçi U-16, Arli Shkembi,për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.
  9. FC Besa U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Parë U-13, kundër FK Pogradeci U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  10. KF Bylis U-17, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë Ndërajonale U-17, kundër KF Naftëtari U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  11. Lojtari i KF Bylis U-17, Aislin Ahmetaj, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  12. Lojtari i KF Naftëtari U-17, Franci Dautaj, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  13. Pranimin e kërkesës së lojtarit të AF Triumph U-17, Arbi Dyla, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  14. Rrëzimin e kërkesës së AP Dinamo Junior si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  15. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit Mariglen Kule të FK Apolonia Femra si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  16. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Danilo Bajraktari të FK Partizani U-19 si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Rama pret rabinin izraelit në Vlorë: Së shpejti nisim punën për ndërtimin e muzeut hebraik

Rama pret rabinin izraelit në Vlorë: Së shpejti nisim punën për ndërtimin e muzeut hebraik