​​​​​​​'Dënimet' me sanksione mbi njohjen e dy rajoneve nga Putin i mbështet edhe Kanadaja: Kërcënim serioz

​​​​​​​'Dënimet' me sanksione mbi njohjen e dy rajoneve nga Putin i mbështet edhe Kanadaja: Kërcënim serioz

Ministrja e Jashtme e Kanadasë, Melanie Joly, ka dënuar gjithashtu njohjen e rajoneve separatiste nga presidenti Putin, duke e quajtur atë “një kërcënim serioz për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit”.

Ajo thekson se Kanadaja dhe aleatët e saj do të “reagojnë me vendosmëri ndaj këtij mosrespektimi flagrant  të ligjit ndërkombëtar” dhe po përgatitet të vendosë sanksione ekonomike  të veçanta nga ato që do të prezantoheshin nëse do të ketë “ndonjë pushtim të mëtejshëm ushtarak” të Ukrainës raporton “BBC”.

“Kanadaja mbetet e palëkundur në mbështetjen e saj për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, thotë ajo.


Lajmi kryesor:

Përshkallëzohet konflikti, Putin njeh republikat separatiste, urdhëron trupat ruse të hyjnë në Lindje të Ukrainës! BE: Do reagojmë me vendosmëri! Ukraina kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainës/ Tre të vdekur nga sulmet ruse me dronë në Donetsk dhe Sumy

Lufta në Ukrainës/ Tre të vdekur nga sulmet ruse me dronë në Donetsk dhe Sumy