TIRANË - Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Luan Hoxha ka fituar statusin e azilantit politik në SHBA. Hoxha është i dënuar nga Gjykata e Tiranës, në procesin Gërdeci.
 
Lajmi është bërë i ditur nga avokati i Hoxhës, i cili mbron çështjen e tij në Tiranë.
 
Ish-Shefi i Forcave të Armatosura, e ka lënë Shqipërinë që prej më shumë se 20 muajsh. Siç mësohet, në datën 1 janar 2012 Hoxha, bashkë me familjen e tij ishte larguar drejt SHBA-së.
 
“Së bashku me familjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, bën të ditur burimet e kohës.
 
Gjykata e Apelit në Tiranë e ka dënuar Hoxhën me 5 vite burg si i përfshirë në çështjen Gërdeci duke ia ulur me 1 vit dënimi që i kishte dhënë Gjykata e Shkallës së Parë.

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)