Dënimi i Petro Markos se vuri në
dyshim moralin e Enver Hoxhës

Dënimi i Petro Markos se vuri në<br />dyshim moralin e Enver Hoxhës
Kanë kaluar 25 vjet nga vdekja e shkrimtarit Petro Marko. Gazetarja Admirina  Peçi ka zbuluar rastin e një historie shumë të dhimbshme për fatin e një shkrimtari dhe të një vepre letrare.

Bëhet fjalë për një urdhër të Ramiz Alisë për të hequr nga qarkullimi dhe për ta kthyer në karton veprën e Petro Markos “Një emër në katër rrugë”.  Ka edhe disa shkresa shoqëruese rreth kësaj ngjarjeje.

Por më vendimtari është ky dokument i vitit 1967, ku nga vetë Ramiz Alia jepej urdhër për t’i hequr të drejtën e profesionit shkrimtarit Petro Marko  e të dërgohet mësues në Elbasan.

Ja çfarë shkruhet ne vendimet e censurës. “Mbasi e lexuam dhe e diskutuam romanin, arritëm në konkluzionin se ai nuk duhet të qarkullojë për këto arsye kryesore: 1. Regjimi i Zogut nuk pasqyrohet me forcën e duhur në aspektin e tij klasor.  

Më tej shkruhet “Tërë romani përshkohet nga shthurja e degjenerimit moral, nga skena e përshkrime erotike dhe banalitete që do të ndikonin negativisht te lexuesi ynë”. Duket se ne veprën e Petro markos është vënë hapur në dyshim morali i Enver Hoxhës. Këtë e tregon qartë pika tjetër e vendimit, ku thuhet se “figura e shokut Enver nuk paraqitet drejt, saktë e gjerë. Bile ka episode të tilla kur veprimtaria e tij reduktohet në dhënien e 20 napolonave për të shkëputur një vajzë (Qazimen) nga i fejuari i saj, të cilin ajo nuk e donte. Dhe kjo ndodh në një kohë, kur dihet se shoku Enver përballonte probleme shumë më të rëndësishme që kishin të bënin me fatet e Atdheut dhe të revolucionit”.

Të gjitha këto akte të censurës duken absurde sot, por pikërisht këto kanë bërë që një nga shkrimtarët më të talentuar shqiptarë të vuajë internimet, burgun, persekutimin dhe tragjeditë familjare që pasuan gjatë diktaturës komuniste.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre