Dënimi i radhës?

Dënimi i radhës?

K.F.Egnatia është hera e tretë që merrë pjesë në elitën e futbollit shqiptar dhe per hirë të së vërtetës,këtë sezon është duke shkruar me gërma të arta historinë e saj.

E themeluar që në vitin 1934 ,por e njohur si klub më 15 shtator 1964,padyshim që kjo skuadër futbolli,që ndër vite ka emra mbajtur emra të ndryshëm si; Vullneti,Puna,Adriatiku,12 Shtatori dhe që nga 1998,K F.Egnatia dhe është gjithmonë si "klasifikuar" si skuadër e dorës së dytë apo të tretë.

Por tani jetojmë në një realitet të ri dhe pikërisht kjo skuadër tani është një realitet në elitën e futbollit shqiptar.

Falë sponzorizimit dhe projekteve seriose të presidentit Agim Demrozi,ka ecur me hapa gjigante dhe ka ambiciente serioze.

Jo rastësisht ka javë të tëra që ruan vëndin e tretë dhe tashmë është në katershe të Kupës së REPUBLIKËS,për herë të parë në historinë e këtij ekipi. Po kë shqetesojnë në Federatën Shqiptare të Futbollit arritjet e një klubi "provinciale"?Po investimet e mëdha të bëra për gati tre vite,duke llogaritur që ka një nga implantet sportive më të mira në Shqipëri?

Nqs shohim statistikat e këtij ekipi në pjesmarrjen e tyre për të tretën herë në elitën e futbollit shqiptar ato flasin vetë dhe nuk kanë nevojë për komente. Përse në Shqipëri nuk jemi mësuar ende të pranojmë realitete të reja?Çfarë na pengon?Përse ekipet e" vogla" nuk mund të bëhen të "mëdhaja"?...kujt nuk i interesojnë këto arritje?Kë shqetesojnë në Instancat e larta?

Gjithshçka e ka zanafillën në ndeshjen Egnatia-Teuta,ku nga pankina e Teutës ofendohet tifozeria vëndese pas golit të shënuar nga ata. Po a mund të ndalet "vullkani "i një skuadre që përfaqëson një qytet sportdashësësh???

Sikur të mos mjaftonte kjo,që vijoj me dënimin e skuadrës të luaj pa spektatorë nga Komisioni i Disiplinës,në ndeshjen e radhës kundër Partizanit në "Arena EGNATIA ",vjen denimi absurb:K.F.EGNATIA dënohet përsëri,edhe pse pa tifoza...duke ju "detyruar "të luaj ndeshjet e mbetura jo vetëm pa tifozë,por kësaj radhe dhe jashtë impiantit të tyre,pra jashtë ""Aerea Egnatia"".Përse?Çfarë ndodhi këtë radhë?Ahhhh,thojnë se disa tifozë patën hipur nëpër pemë...

Ju kujtohet ajo përralla me mbretin dhe djalin e tij që nuk ia kishte haberin nga mësimet ! Sa herë që përgjigjej gabim tek mësuesi privat, shuplakën e hante një tjetër, djali i një fshatari të varfër, ngaqë nuk e godisnin dot djalin e mbretit. pjesë në përrallën me mbret të Superligës, nuk godasin dot Kastriotin, për të cilin çfarë nuk thanë një javë më parë, por bam e bam i bam i bien Egnatias. E kishte një dënim që të luante pa tifozë, erdhi dënimi i dytë, të marrë plaçkat dhe të largohet nga stadiumi i vet!

Ç’paska ndodhur në prapaskenë që Komisioni i Disiplinës, vendosi një rekord të zi …shkoi nga dënimi.. në dënim”? Mund te quhet: dënime me shtesë kati! Sigurisht që nuk është punë dhune kjo që ndodh me Egnatian, sepse dhuna e vërtetë mbrohet , siç ndodhi në Derbi, por në gjuetinë tonë të dhunës vriten..lepurushët dhe jo “luanët”.

Flitet për një "dënim të tretë...po po,një dënim tjetër absurb,deri në fund të kampionatit. E Shprehur figurativisht:donë të luash shah?Atëherë o hiq mbretëreshën ose hiq dy torre,para fillimit të lojës.
Dhe e fundit:do zoti nuk i turrin edhe arbitrat nga pas,për ta zbritur në katin përdhes të klasifikimit.

Urojmë që kjo të paktën të mos ndodhi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave