Opozita e ka cilësuar dënimin e deputetit të PD Ervin Salianjit me një vit burg si një vendim politik.
Lidhur me këto akuza ish-kreu i SHISH Fatos Klosi, i ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu u shpreh se u inskenua një skenë e tërë që të denigrohej ministri i kohës Fatmir Xhafaj përmes vëllait të tij.
“Po ca do të thotë për të gjitha politik do të thotë dhe ky u mburr e është i pari që është dënuar politikisht, po edhe të tjerë Fatos Nano bëri 4 vite dhe doli i pafajshëm, pra ishte dënim i pastër politik. Dhe e dyta po e mban veten si njeriu që ka dënuar krimin, ai është dënuar për një gjë konkrete të tjerat le ti shkruaj në një libër nëse ka bërë kaq shumë denoncime, tani duhet që të bëjë burgun për çështjen Babale. U inskenua një skenë e tërë që të denigrohej ministri i kohës”, tha ai.
Lidhur me ngujimin në selinë e PD, që Salianjin ta mbajnë në seli dhe që urdhri të mos ekzekutohet, Klosi tha se këtë e bëjnë vetëm për ti treguar elektoratit të tyre mosbindje ndaj drejtësisë.
“Interesante është, do na bëjnë për të qarë. Këto janë për ti mbajtur njerëzit e tyre me shpresën se ne jemi akoma. Nuk kanë një program, nëse nesër marrin qeverinë ca do të bëjnë këtë të na thonë. Ka shumë vite që e dëgjojmë këtë mosbindjen civile dhe tani që janë në periudhën më të keqe, po kur janë 10 vet që nuk binden i merr policia dhe i plotëson ndonjë procesverbal, mosbindja kërkon më shumë se gjysmën e popullsisë, me kaq sa i venë këtyre në protestën e bashkisë nuk bëhet mosbindje civile”, tha ai.
Sa i takon akuzave të opozitës se kryeministri Rama po ‘shkatërron’ opozitën, Klosi tha se opozita është duke u shuar vet.
“Ajo po shuhet vet. Këta thonë ne bëmë këtë. Ai sistem ra në botë dhe ra dhe këtu po këta thonë ne e rrëzuam dhe jemi partia e parë. Po ata provuan 8 vite pushtet dhe i rrëzoi populli”, tha ai.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.2%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3167
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Të rezistojmë, të ngremë krye', Salianji letër nga burgu, kërkon drejtësi për Martin Canin: Asgjë nuk vjen vetë! Aq më keq po t’ia lësh në dorë kryeministrit
23 Nëntor, 17:59
-
Ervin Salianji u dënua me 1 vit burg, Ja vendimi i arsyetuar i gjykatës së Apelit për ish-deputetin e PD-së
18 Nëntor, 13:01
-
Apeli zbardhi vendimin, Ervin Salianji reagon nga Burgu i Fierit: Gjykata na mëson se si bëhet politikë, asnjë provë dhe argument ligjor! 50 ditë në burg me urdhër të Ramës
18 Nëntor, 11:42
-
Fitorja e Trump/ Salianji letër nga qelia: Triumfi i tij ishte i jashtëzakonshëm! Edhe në Shqipëri ka sulme dhe tentativa për të asgjësuar kundërshtarin
17 Nëntor, 12:23
-
Ervin Salianji reagon nga Burgu i Fierit: Skandal, Spiropali nuk dërgon në SPAK hetimin e TIMS! Ndaj më burgosën, kamikaze e Ramës
14 Nëntor, 09:31
-
U dënua për ‘Babalen’/ Denoncimi i Bardhit: Skandal, Gjykata e Apelit po vonon zbardhjen e vendimit ndaj Ervin Salianjit! Po pengohet rekursi, regjim totalitar
11 Nëntor, 12:52
-
‘Reagim nga kabina telefonike e Burgut të Fierit!’, Ervin Salianji për aksidentimin e 8-vjeçarit në Peqin dhe protestën e banorëve: Jeta në këtë vend është zhvlerësuar!
8 Nëntor, 16:43
-
Berisha rikthen Topallin, e emëron koordinatore për diasporën përballë Ballës! Alizoti zëvendëson Salianjin në Elbasan! Fisnik Qosja për Kavajën e Rrogozhinën
5 Nëntor, 16:20
-
Ervin Salianji letër një pensionisti nga qelia 6: Bëjë vetë drejtësinë që ne ta kemi borxh
4 Nëntor, 11:21
-
Edison Ypi: Versioni më i mirë i vetes
3 Nëntor, 15:37
-
Ervin Salianji letër nga burgu i përgjigjet Ramës: Më paracaktove dënimin! Je arkitekti i bashkerendimit të punëve me kriminelët për votën
2 Nëntor, 11:09
-
Atentati i Shkodrës/ Salianji letër nga qelia: Qeveria i shkel syrin kriminelëve për kalkulime elektorale! Ne do çmontojmë bandat dhe çdo pupac që i shërben atyre
31 Tetor, 17:25
Interesant eshte fakti qe edhe Klosi qenka merzit me faktin qe Xhafaj, Fatmir u ekspozua per lidhjet e drejtperdrejta dhe te terthorta me krimin e organizuar. Dhe ne kohen e sotme, keto jane krime.
PërgjigjuFatmir Xhafa është personalitet, njeri i shkëlqyer dhe familjar shëmbullor. E çpërgjeqësi duhet të ketë ai për vëllanë ?! Salianji, të kërkoj të drejtën e tij , nëse ka, në gjykatat më lart.