Dënimi me vdekje, historia në Shqipëri dhe pamundësia për ta rikthyer! Detyrimet ndërkombëtare, integrimi në BE dhe të drejtat e njeriut

Dënimi me vdekje, historia në Shqipëri dhe pamundësia për ta rikthyer! Detyrimet ndërkombëtare, integrimi në BE dhe të drejtat e njeriut

Foto e publikuar nga familjarët e Mateo Vasiut teksa kërkojnë firmosjen e peticionit

Çdo vit më 10 tetor përkujtohet në të gjithë botën Dita Ndërkombëtare kundër Dënimit me vdekje. Përmes një lëvizjeje globale që mobilizon shoqërinë civile, liderët politikë, avokatët, opinionin publik dhe më shumë për të mbështetur thirrjen për heqjen universale të dënimit me vdekje. Në Shqipëri aktivitetet në këtë ditë janë minimale, kjo edhe për shkak se vendi unë ka tashmë vite që e ka lënë mbrapa atë histori.

Dënimi me vdekje në legjislacionin penal shqiptar u tentua të hiqej për herë të parë në vitin 1993. Nga 250 deputetë, 70 votuan pro heqjes së dënimit me vdekje (28 përqind), ndërsa 180 e tyre votuan pro mbajtjes së tij. Megjithatë më vonë Shqipëria zbatoi me korrektësi për tre vjet, moratoriumin mbi ekzekutimet e dënimeve me vdekje, pasi nga viti 1995 nuk u ekzekutua asnjë person, ndaj të cilit ishte aplikuar ky lloj dënimi. 

Dënimi i fundit me vdekje në vendin tonë është dhënë më datën 15 Mars të vitit 1995. Asokohe Shqipëria ishte në qendër të kritikave për ligjet e saj mbi dënimin me vdekje nga institucionet kryesore evropiane. Më 29 qershor 1995 parlamenti i atëhershëm në drejtimin e Pjetër Arbnorit miratoi ligjin nr. 7959, për aderimin e Shqipërisë në Statusin e Këshillit të Evropës. Ky akt i parlamentit ndalonte automatikisht dënimin me vdekje, për shkak të kritereve që impononte statusi i ri. Me miratimin e këtij akti Shqipëria hyri në fazën e "pezullimit me afat të pacaktuar" të dënimit me vdekje deri kur në vitin 1999 një vendim i posaçëm i Gjykatës Kushtetuese i dha një zgjidhje përfundimtare çështjes duke hequr tërësisht dënimin me vdekje nga Kodi Penal dhe duke rrëzuar plot 18 nene të Kodit Penal. 

Në tetor 1998 Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi Protokollin Nr.6 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore te Njeriut , ne nenin 1 te se cilës thuhet “Dënimi me vdekje do të hiqet”.  Ndërkohë që me vendimin e Gjykata Kushtetuese në datë 10.12.1999 që shpalli si antikushtetues dënimin me vdekje në Shqipëri mori fund edhe juridikisht çështja e dënimit kapital, edhe pse kishte më shumë se 6 vite që nuk ishte kryer asnjë ekzekutim.

Duke parë diskutimin e këtyre ditëve pas vrasjes tragjike të 8-vjeçarit, Mateo Vasiu, është e domosdoshme të bëhet një sqarim, sigurisht duke pasur parasysh dhimbjen e madhe të familjes. Por tashmë kjo ngjarje ka marrë dimension mbarëkombëtar, jo më vetëm në rrjetet sociale. Ka persona publikë që janë shprehur pro rikthimit të dënimit me vdekje, ndërkohë që familja ka nisur mbledhjen e firmave për ta rikthyer dënimin kapital, me qëllim ekzekutimin e vrasësit të 8-vjeçarit.

Është shumë e rëndësishme të ketë një debat publik në lidhje me dënimin me vdekje. Sa më shumë që njerëzit të dinë për procesin e ekzekutimit, argumentet për shfuqizimin dhe alternativat e dënimit kapital, aq më shumë ata pajtohen me shfuqizimin.

Tashmë rreth 145 vende, që përfaqësojnë më shumë se 75% të vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara, tashmë e kanë ndaluar përdorimin e dënimit me vdekje, janë duke e hequr atë nga kodi i tyre penal, ose nuk kanë ndërmarrë ekzekutime të tilla për një kohë të gjatë. Trendi i heqjes dorë po vazhdon, me numrit të dënimeve me vdekje dhe ekzekutimeve gjithashtu në rënie.

Shqipëria është pjesë e Këshillit të Evropës. Bjellorusia është i vetmi vend i kontinentit evropian që e ka dënimin me vdekje, dhe i vetmi vend evropian që nuk është anëtar i kësaj organizate të madhe të respektimit të të drejtave të njeriut në kontinent. Rikthimi i dënimit me vdekje do ta radhiste Shqipërinë krah për krah me diktatorin Lukashenko.

Të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, ku Shqipëria kërkon të aderojë, prej dekadash nuk e kanë dënimin me vdekje. Madje janë në ballë të frontit global kundër dënimit kapital. Vetëm pak ditë më parë Presidenti francez Macron paralajmëroi një nismë për heqjen universale të dënimit me vdekje, dhe do ta bëjë atë si lajtmotivin e presidencës së radhës të BE-së nga ana e Parisit.

Çfarë do të bëhet me Shqipërinë nëse do të rikthente dënimin me vdekje? Dalja nga Këshilli i Evropës dhe stopimi i rrugës drejt Bashkimit Europian do të ishin të menjëhershme. Dhe sigurisht që do të na bënte ‘sivëllau’ i vetëm europian të Lukashenkos në Bjellorusi.

Të gjitha ata që po firmosin në disa qytete të vendit peticionin e familjes Vasiu nga Fieri, përveçse një gjest human dhe njerëzor për t’i qëndruar pranë në këto ditë të rënda të dhimbjes së tyre, nuk po bëjnë asgjë të vlefshme juridikisht.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e njeh Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut të barabartë me veten dhe shfuqizimi i Konventës do të kërkonte më parë ndryshime kushtetuese, të cilat sigurisht nuk parashikohen në asnjë moment të bëhen me iniciativë nga populli.

Qindra qytetarë po firmosin në qytetet tona një peticion që kërkon dënim me vdekje për një vrasës, Klodian Çalamanin. Asnjë ndryshim potencial kushtetues, asnjë rikthim potencial i dënimit me vdekje, nuk do të mund ta dënonte Çalamanin. Asnjë ligj nuk mund të ketë efekt prapaveprues. Parim, shkelja e të cilit do të na rikthente në një shoqëri parapolitike.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ada: 19/11/2021 22:53

    denim me vdekje per Klodian Calamani

    Përgjigju
  • Usa: 19/11/2021 16:01

    Jam shume dakord me komentin ! Per Cfare na duhet BE? Ligji I denimit me vdjekje duhet te vihet urgjensisht! Kush vret , Te vritet! Vetem keshtu Mund Te kete drejtesi dhe pak siguri jete,qe ne Shqiperi Nuk ka fare ! Nuk ma duhet fare eruopa , ne Shqiperi po vriten njerzit cdo dite! Cohuni o popull! Zgjohuni nga gjumi qe na Kane vene politikanet tane hajdute dhe qe e shkaterruan kombin shqipitar! Ju ndriste shpirti atje ku eshte Enver Hoxhes! Ku ishin kriminelet atehere? Sna plasi fare per Europe kur ne shpiperi ska me bjeri por po e popullojne me lloj llloj!! Me varje ata qe vrasin!!!

    Përgjigju
  • Hey: 18/11/2021 23:26

    Nuk na duhet BE na duhet siguria ne shtepine tone.Politika sahane lepirese nuk i sherben askujt,sidomis shqiptareve. Kthimi i denimit me vdekje eshte zgjidhje,por kokave te politikes nuk u leverdis

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj