Dënimi nga UEFA për Rumaninë, Federata e Futbollit të Kosovës: Jemi të pakënaqur, do paraqesim ankesë

Dënimi nga UEFA për Rumaninë, Federata e Futbollit të Kosovës: Jemi të pakënaqur, do paraqesim ankesë

Foto ilustruese

Federata e Futbollit të Kosovës është e pakënaqur me dënimin e UEFA-s kundër Rumanisë, për banderolat dhe thirrjet "Kosova është Serbi" në ndeshjen e një jave më parë në Bukuresht, e vlefshme për Euro 2024.

UEFA i vendosi gjobë 52 mijë euro federatës rumune, teksa një ndeshje Rumania do duhet ta luajnë pa tifozë. Për këtë dënim, nga Kosova kanë reaguar të pakënaqur.

"Federata e Futbollit e Kosovës shpreh pakënaqësinë e saj në lidhje me vendimin e organeve disiplinore të UEFA-s për të dënuar Federatën e Futbollit të Rumanisë me 50 mijë euro dhe një ndeshje pa shikues", njofton Federata.

Në Kosovë kërkojnë që kjo ndodhi të bëhet shembull, për të mos ndodhur më një diskriminim i tillë.

"FFK-ja do të vazhdojë rrugën e saj ligjore dhe do të paraqesë ankesë në trupat përkatëse të UEFA-s, duke kërkuar që dënimi ndaj Federatës së Futbollit të Rumanisë të jetë sa më i lartë i mundshëm, jo vetëm në aspektin financiar, por edhe në forma të tjera, në mënyrë që të shërbejë si shembull se UEFA nuk do të tolerojë në asnjë mënyrë ofendime të tilla raciste ndaj një Federate anëtare të saj dhe ndaj një shteti të njohur ndërkombëtarisht.

FFK-ja është e përkushtuar që të kërkojë nga UEFA, që nëpërmjet dënimeve ndaj Federatës së Rumanisë t’ia bëjë të qartë çdo federate, grupi tifozësh apo çfarëdo grupi tjetër të interesit, se shteti i Kosovës, ekipi kombëtar i Kosovës dhe Federata e Futbollit e Kosovës, duhet të trajtohen dhe të respektohen në të njëjtën formë me çdo shtet, ekip kombëtar, e Federatë tjetër evropiane që është anëtare e UEFA-s", thuhet në njoftim.


Lajmi kryesor:

Gjobë e majme dhe një ndeshje pa tifozë, UEFA dënon Rumaninë për banderolën kundër Kosovës


S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin