Gjobë e majme dhe një ndeshje pa tifozë, UEFA dënon Rumaninë për banderolën kundër Kosovës

Gjobë e majme dhe një ndeshje pa tifozë, UEFA dënon Rumaninë për banderolën kundër Kosovës

Baneri kundër Kosovës

UEFA ka dënuar me 52 mijë euro gjobë dhe një ndeshje pa tifozë skuadrën kombëtare të futbollit të Rumanisë, për banerin që tifozët e tyre shpalosën në ndeshjen kundër Kosovës, e vlefshme për Euro 2024. "Kosova është Serbi" u shfaq në Bukuresht, me ndeshjen që u ndërpre në minutën e 18-të, për të vijuar pas 52 minutash.

Pas konsultimit mes dy federatave dhe UEFA-s, dueli vijoi me vonesë, aty ku Kosova humbi 2-0. Nëse Dardanët kërkonin dënim më të rëndë, UEFA ka dhënë verdiktin e saj nëpërmjet Komisionit të Disipinës.

1 mijë euro gjobë për çdo minutë ndërprerje të ndeshjes dhe sfida kundër Andorrës pa tifozë, kjo ishte gjoba në drejtim të federatës rumune. Megjithatë, rumunët do kenë në stadium vetëm fëmijë të shoqëruar nga vetëm një i rritur për çdo sektor të stadiumit.

Ndeshja Rumani 2-0 Kosovë, e luajtur të martën e kaluar, u ndërpre në minutën e 18-të dhe rifilloi gati një orë më vonë. Mbështetësit e Rumanisë shfaqën një mesazh me konotacione politike dhe vazhdimisht thërrisnin: "Kosova është Serbi".

Veprimet e tyre lënduan lojtarët shqiptarë, të cilët u larguan nga fusha. Gjyqtari francez e pezulloi ndeshjen për “sjellje diskriminuese”, duke dërguar edhe lojtarët rumunë në dhomat e zhveshjes. Loja rifilloi pas 52 minutash, gjatë së cilës u hoq pankarta në tribunë.

Federata e Futbollit të Kosovës është e pakënaqur me dënimin e UEFA-s kundër Rumanisë, për banderolat dhe thirrjet "Kosova është Serbi" në ndeshjen e një jave më parë në Bukuresht, e vlefshme për Euro 2024. Për këtë dënim, nga Kosova kanë reaguar të pakënaqur.

"Federata e Futbollit e Kosovës shpreh pakënaqësinë e saj në lidhje me vendimin e organeve disiplinore të UEFA-s për të dënuar Federatën e Futbollit të Rumanisë me 50 mijë euro dhe një ndeshje pa shikues", njofton Federata.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:37
Dënimi nga UEFA për Rumaninë, Federata e Futbollit të Kosovës: Jemi të pakënaqur, do paraqesim ankesë

Federata e Futbollit të Kosovës është e pakënaqur me dënimin e UEFA-s kundër Rumanisë, për banderolat dhe thirrjet "Kosova është Serbi" në ndeshjen e një jave më parë në Bukuresht, e vlefshme për Euro 2024.

UEFA i vendosi gjobë 52 mijë euro federatës rumune, teksa një ndeshje Rumania do duhet ta luajnë pa tifozë. Për këtë dënim, nga Kosova kanë reaguar të pakënaqur.

"Federata e Futbollit e Kosovës shpreh pakënaqësinë e saj në lidhje me vendimin e organeve disiplinore të UEFA-s për të dënuar Federatën e Futbollit të Rumanisë me 50 mijë euro dhe një ndeshje pa shikues", njofton Federata.

Në Kosovë kërkojnë që kjo ndodhi të bëhet shembull, për të mos ndodhur më një diskriminim i tillë.

"FFK-ja do të vazhdojë rrugën e saj ligjore dhe do të paraqesë ankesë në trupat përkatëse të UEFA-s, duke kërkuar që dënimi ndaj Federatës së Futbollit të Rumanisë të jetë sa më i lartë i mundshëm, jo vetëm në aspektin financiar, por edhe në forma të tjera, në mënyrë që të shërbejë si shembull se UEFA nuk do të tolerojë në asnjë mënyrë ofendime të tilla raciste ndaj një Federate anëtare të saj dhe ndaj një shteti të njohur ndërkombëtarisht.

FFK-ja është e përkushtuar që të kërkojë nga UEFA, që nëpërmjet dënimeve ndaj Federatës së Rumanisë t’ia bëjë të qartë çdo federate, grupi tifozësh apo çfarëdo grupi tjetër të interesit, se shteti i Kosovës, ekipi kombëtar i Kosovës dhe Federata e Futbollit e Kosovës, duhet të trajtohen dhe të respektohen në të njëjtën formë me çdo shtet, ekip kombëtar, e Federatë tjetër evropiane që është anëtare e UEFA-s", thuhet në njoftim.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • denis: 20/09/2023 18:02

    Denimi nuk eshte i drejte nga FIFA sepse veprimi ishte teper e rende,gjoba mund ti djegi federates Rumune por jo tifozeve te ndyre,me e arsyshme do te ishte ti ipej fitorja 3 me 0 Kosoves sivurisht dhe gjoba.

    Përgjigju
    • e drejta: 21/09/2023 11:31

      JEVGJIT E EUROPES QE MBROJNE KRIMINELET...

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar