Denis Skura rrëfen rolin në 'La Boheme', për herë të parë interpreton një kryerol të Puçinit

Tenori  Denis Skura  për herë të parë veshi petkun e protagonistit në operën “La boheme” të Giacomo Puçini-t. Për dy net në produksionin e parë artistik të këtij sezoni, në Teatrin të Operës dhe Baletit, solisti këndoi në rolin e Rodolfos, përkrah dy Mimive, sopranove Eva Golemi dhe Simona Karafilit.

Tenori lirik, të cilit i janë dashur dhjetë vite punë në role dytësore, për të ardhur me një kryerol para publikut, siç është Rodolfo, përcolli tek publiku historinë intime, të shkrimtarit të ri.

Fillimisht të riun e takojmë në papafingo, së bashku me miqtë e tij artistë. Bota e tij janë shkrimet, derisa shfaqet edhe fqinja e tij, rrobaqepëse Mimi, e interpretuar nga sopranoja Eva Golemi, që i zgjon zjarrin e dashurisë. Denis Skura na rrëfen, se cilat ishin përjetimet e tij të para, kur i besuan këtë rol

Denis Skura, tenor: “Për mua ishte surprizë e madhe, kur drejtuesit e Teatrit të Operës ma besuan premierën. Ngela pak i shokuar, megjithatë u mundova që ta bëj sa më mirë. Kam punuar dy muaj për këtë rol edhe të performoj përkrah një këngëtareje, si Eva Golemi, u mundova që të isha një Rudolfo i denjë përkrahë Evës. Për mua ka qenë një mbështetje shumë e madhe, si nga ana psikologjike edhe artistike. Më ka lehtësuar shumë në skenë”.

Për artistin kjo vepër është një ogur i mirë, për të vazhduar edhe më lart

Skura: “Kur arrin që të këndosh në këto lloj veprash, ti fillon edhe beson. Besimi në vete rritet, teknika të çon vetvetiu më para, që të mendosh edhe për role të tjera. Arti klasik ka një magji të çuditshme, vjen vetvetiu. Çdo rol ka karakterin e vet, ka ngjyrat e veta edhe gjithmonë punon për të arritur më të mirën, ka shumë vepra që do të doja t’i bëja në të ardhmen”.

Dëshira e tij për t’u marrë me muzikë klasike ka lindur në lice

Denis Skura: “Në fillimet tona kemi dëgjuar muzikë të lehtë apo hip-hop. Kur kam ardhur në lice jam njohur me muzikën klasike, e kam ushqyer, duke parë shfaqjet në opera edhe jashtë vendit. Kjo më ka bërë që të zgjidhja të bëhesha tenor”.

Artisti nuk i përjashton as mundësitë, që një ditë mund të interpretojë edhe në operat ndërkombëtare

Denis Skura: "Rruga tani është e hapur, ne mund të shkojmë që të konkurrojmë në çdo opera jashtë shtetit. Por unë kam punuar që të punojë edhe pak për të pasur repertorin tim. Tani po prek skenën me këngëtarë profesionist, prandaj në të ardhmen do të tentojë që të bëjë edhe më shumë”.

Tenori lirik, mendon se në të ardhmen mund të bëjë edhe role dramatike, sepse për të opera është shumë e rëndësishme për të

Skura: “Opera është një pjesë shumë e rëndësishme e jetës. Më merr shumë kohë në përditësime time. është diçka shumë e rëndësishme për mua. Faktikisht gjithmonë njerëzit duhet falënderuar, sepse pa mbështetjen e tyre nuk mund të shkosh larg. Për këtë veçoj drejtoreshën e institucionit Zana Çela dhe Abigela Voshtina, për besimin që patën tek unë”.

Artisti Denis Skura është pjesë e solistëve të Teatrit të Operës dhe Baletit prej dhjetë vitesh.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë